Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Spitali i mori zemrën të riut shqiptar pas vdekjes/ Gjonaj bisedë me homologun spanjoll: Shikoni me prioritet letërporosinë e prokurorisë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka zhvilluar një takim online me Ministrin e Drejtësisë të Spanjës, z. Juan Carlos Campo Moreno, me të cilin diskutoi mbi reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si edhe për marrëdhëniet juridiksionale mes vendeve tona.

Forcimi i marrëdhënieve ndërgjyqësore me Spanjën, rëndësia e bashkëpunimit për të luftuar krimin transnacional dhe partneriteti historik me Spanjën do të vijojë me hapa konkrete në fushën e drejtësisë.

Ministrja Gjonaj i shprehu homologut spanjoll konsideratën për mbështetjen që Spanja i ka dhënë Shqipërisë veçanërisht në procesin e çeljes së negociatave me BE-në.

Gjithashtu Ministrja e Drejtësisë Gjonaj informoi Ministrin e Drejtësisë të Spanjës se Shqipëria aktualisht është e angazhuar dhe ka ndërmarrë një Reformë të thellë në sistemin e drejtësisë siç është Reforma në Drejtësi, rezultatet e të cilës janë të shtrira në kohë, por ka patur një ecuri të mirë të rezultateve të saj pasi janë ngritur institucionet e reja si SPAK dhe BKH.

Ministri i Drejtësisë i Spanjës nga ana e tij e siguroi homologen shqiptare mbi mbështetjen që Spanja është e gatshme të japë për të konkretizuar dhe bashkërenduar bashkëpunimin sipas fushave me interes të përbashkët.

Gjithashtu Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj i kërkoi homologut spanjoll, z. Juan Carlos Campo Moreno ndjekjen me prioritet të ekzekutimit të kërkesës shqiptare për ndihmë juridike të dërguar nga Ministria e Drejtësisë më datë 09.02.2021 në lidhje me procedimin penal të filluar nga Prokuroria e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të Shitblerjes së paligjshme të organeve, në kuadrin e hetimeve lidhur me shtetasin Saimir Sula, i cili ka ndërruar jetë në Hospital del Mar të Barcelonës në Spanjë dhe verifikimeve që po kryhen lidhur me rezultatet e autopsisë së bërë.

Ministri i Drejtësisë i Spanjës, z. Juan Carlos Campo Moreno garantoi për mbështetjen e tij në këtë kërkesë që lidhet me një ngjarje me ndjeshmëri të madhe humane dhe publike.

Kujtojmë se  33-vjeçari shqiptarë, Saimir Sula ndërruar jetë në Spanjë, por në Tiranë mbërriti pa zemër. Mësohet se i riu jetonte në Spanjë me motrën e tij dhe kishte shkuar në spitalin Hospital Del Mar, Barcelonë Spanjë për tu kontrolluar për covid-19. Por, ai nuk kishte mundur të dilte i gjallë që aty dhe më e keqja në Tiranë ka mbërritur pa organin e zemrës.

Postime të ngjashme

Kryemadhi: Uragani i 25 prillit do ta shkulë Rilindjen

N E

Shqipëria do të marrë vaksinën ruse Sputnik V

N E

Manastirliu: Nis vaksinimi i dializantëve dhe grupeve më të rrezikuara

S.B.

Balla me të rinjtë në Librazhd: Puna sapo ka filluar, ky është vetëm fillimi

S.B.

Floriana Garo: Më 25 prill, Shqipëria do të zgjedhë Lulzim Bashën

S.B.

Basha uron myslimanët: Me mbylljen e muajit të Ramazanit të marrin fund dhe vuajtjet e shqiptarëve

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...