Spitali psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë, Koçiu: Model modern trajtimi dhe rehabilitimi psiko-social

nga D. V.

Spitali Psikiatrik “Ali Mihali” në Vlorë është rikonstruktuar plotësisht, me ambiente të reja dhe staf profesionistësh që do të ofrojnë shërbim për të gjithë pacientët.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka përcjellë sot pamjet e ambienteve të rilindura të këtij spitali, që nga një institucion me histori gati njëqindvjeçare, ka hyrë në një fazë të re zhvillimi falë mbështetjes së buxhetit të shtetit.

Sipas Koçiut, “dy Shtëpi të Mbrojtura, për gra dhe burra janë kthyer në model modern trajtimi dhe rehabilitimi psiko-social, ku ofrohet jo vetëm kujdes klinik, por edhe shërbime gjithëpërfshirëse që mbështesin integrimin e pacientëve në komunitet”.

“Me një staf prej 132 punonjësish të përkushtuar, ky spital i shërben mbi 625 mijë banorëve nga Divjaka deri në Konispol, një shërbim i rëndësishëm për shëndetin mendor, që nuk lë askënd pas”, u shpreh Koçiu, teksa nënvizon se ky është vizioni për një sistem shëndetësor dinjitoz, gjithëpërfshirës dhe afër njerëzve.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More