Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Shqipëri

SPIUNAZH| Avion ushtarak rus mbi bazën e NATO-s në Kuçovë

Zhurnal Ads

Nga Sali Berisha

Avion ushtarak rus mbi bazën e Kuçovës.

Avionët rusë RFF 8445 dhe RFF8433 (të kamufluar si avionë ndihmash humanitare) kryejnë aktivitete spiunazhi mbi bazën e NATO-s në Kuçovë.

Në fund të muajit mars 2020, në kuadër të ndihmës humanitare të ofruar nga qeveria ruse për Italinë, mbi hapësirën e territorit shqiptar kanë fluturuar 10 avionë ushtarakë, gjithsej 30 mbikalime (vajtje – ardhje), që kanë transportuar personel shëndetësor dhe ndihma në pajisje e mjete mjekësore për Italinë. Për këto mbikalime janë marrë në mënyrë të rregullt edhe lejet diplomatike përkatëse nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Republikës së Shqipërisë dhe nga Ministria e Mbrojtjes shqiptare. Procedura ka qenë në rregull dhe konform ligjeve e marrëveshjeve kombëtare e ndërkombëtare të aviacionit.

Këto avionë kanë fluturuar mbi hapësirën territoriale të Republikës së Shqipërisë në datat 22, 23 e 24 mars duke u futur në territorin shqiptar në pikën PINDO që është në zonën e Korçës, dhe duke fluturuar mbi zonat e Korçës – Beratit – Kuçovës – Fierit dhe kanë dalë nga hapësira ajrore shqiptare në pikën dalëse GOKEL, që është në grykëderdhjen e lumit të Semanit. Nga këto fluturime, 10 janë kryer (vajtje-ardhje 20 mbikalime) më 22.03.2020 dhe 5 fluturime (10 mbikalime vajtje-ardhje) e tjera janë kryer më 23 dhe 24 mars 2020.

Këto avionë ushtarakë të tipit IL – 76, gjatë mbikalimeve të tyre mbi territorin shqiptar, kanë përdorur të njëjtin rrugëkalim, duke respektuar dhe ndjekur kursin e përcaktuar të fluturimit dhe kanë shpenzuar të gjithë të njëjtën kohë fluturimi mbi territorin shqiptar që është rreth 13 minuta.

Përjashtim nga ky kurs fluturimi dhe kohë fluturimi mbi territorin shqiptar kanë bërë avionët me shenjë thirrje RFF 8445 dhe RFF 8433. Avioni me shenjë thirrje RFF 8545 mbi territorin e Beratit – Kuçovës ka bërë një dalje nga kursi i fluturimit duke bërë një kthesë të fortë në drejtim të veriut për rreth 1 (një) km dhe pas pak minutash është rifutur përsëri në kurs.

Kjo shmangie nga kursi i fluturimit është kryer mbi hapësirën e Beratit dhe Bazës Ajrore të Kuçovës, ku është planifikuar të ndërtohet një bazë ajrore e NATO-s. Ndërsa avioni me shenjë thirrje RFF 8433 e ka kryer fluturimin e tij mbi territorin shqiptar për kohën 18 minuta, duke shpenzuar 5 minuta më shumë se avionët e tjerë.

Avionët janë nisur nga qyteti i Sochit, Rusi, kanë fluturuar mbi Detin e Zi dhe deri mbi qytetin e Shkupit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pastaj kanë fluturuar në drejtimin veriperëndim dhe janë kthyer mbi territorin greko-bullgar, më pas janë drejtuar e kanë kaluar mbi territorin Shqiptar, pikërisht në rrugëkalimin PINDO – Korçë – Kuçovë – Fier – GOKEL dhe më pas Itali.

Avioni RFF8433 drejtohej dhe i gjithë ekuipazhi i tij përbëhej nga ushtarakë, siç dhe është konfirmuar nga vetë autoritetet ruse dhe këta avionë të mëdhenj mund të mbajnë në bord çfarëdolloj pajisje.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Dalip Jahja emërohet drejtor në Klinikën Ortopedike

T E

Vetëizolim i obligueshëm deri në marrjen e rezultatit nga testimi, në të kundërt dënim prej 50 eurosh

admin

Ç’do të thotë gjendja e krizës

T E

Pritjet ekonomike të Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021 dhe dalja nga kriza e Covid-19

Z H

Shqiptarja Arlinda Prenaj fiton “Miss Grand Germany 2020”, do ta përfaqësojë shtetin gjerman në garat ndërkombëtare

S.B.

Nga sot mbyllet reparti për Covid në Klinikën për veshë, hundë dhe fyt

Z H
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...