Kosovë

Sqarohet përfundimisht në cilat raste duhet të bartet maska në Kosovë

Zhurnal Ads

Një qytetar është dënuar me 35 euro gjobë për shkak se nuk kishte të vendosur maskën brenda veturës të cilën ishte duke e vozitur. Bëhet fjalë për infermierin e Klinikës së Gjinekologjisë Liburn Dema, i cili ka punuar për 1 muaj në intensivën e Mjekësisë Sportive ku trajtohen rastet e rënda me Covid. Por, ligji e saktëson shumë mirë se kur duhet të përdoret maska.

Në Fletëparaqitjen për kundërvajtje te përshkrimi i kundërvajtjes shkruan: “I njëjti gjat vozitjes nuk kishte të vendosur maskën mbrojtëse ndaj COVID-19”. Gjoba është shqiptuar nga Policia në rajonin e Gjilanit, në kohën kur Dema po voziste veturën dhe brenda ishin bashkëshortja e tij dhe fëmijët.

Por, ligji e saktëson shumë mirë se kur duhet të përdoret maska.

Në ligjin nr. 07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19 në territorin e Republikës së Kosovës, në nenin 24, pika 5, përcakton se “personi fizik i cili nuk respekton vendimin e organit kompetent për bartjen e maskës, dënohet me gjobë 35 euro”.

Por në rastin e këtij qytetari, siç duket policia ka gabuar.

Kjo ngase “Gjatë vozitjes në një  automjet tjetër (me jo familjar) maska nuk është obligative.

Më poshtë, disa shembuj nga CDC (Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve) se ku duhet dhe ku nuk duhet bartur maskën.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës obligon mbajtjen e maskave jashtë shtëpisë, ndërsa Ligji i miratuar anti Covid ka përcaktuar gjobën prej 35 euro për mos mbajtjen e maskave por nuk ka specifikuar se në cilat rrethana duhet të dënohen qytetarët.

Postime të ngjashme

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së mund të zgjasin me vite

D XH

​Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike kalon në Komisionin për Buxhet

S.B.

Fshirja e adresave të shqiptarëve, Cakaj takon Kamberin

D XH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...