Agjencia Zhurnal.mk
Auto

Ssangyong Rexton Sports, një veturë e madhe dhe e fuqishme “për pak para”

Kompania jug-koreane Ssangyong në fundin e vitit të shkuar prezantoi modelin e ristilizuar Rexton, ndërsa tash ka zbuluar edhe versionin e ripërtërirë “pick-up”, të emërtuar Rexton Sports.

Vetura pësoi ndëryshime të mëdha në pjesën e përparme, si maskë më të madhe, mbrojtës të përparmë ndryshe dhe drita LED të mjegullës. Ndryshimet vërehen edhe në dizajn të rrotave prej alumini, pastaj tek elementet mbrojtëse prej plastikës, dyert dhe pjesa e pasme e zbukuruar me krom.

Image

Në pjesën e brendshme, është vënë një ekran i përmirësuar prej 9.2-inçësh, një instrument-tabelë e pajisur me të rejat e fundit, ulëse me nxehje dhe timon me material super të mirë.

Lëvizja e Rexton Sports të rinovuar bëhet me motor 2.2-litër turbo-dizel me 187 kuaj-fuqi. Është automatik me 6 dhe 7 shpejtësi.

Shitjet në Korenë e Jugut tashmë kanë filluar, me çmim prej 22.000 dollarësh dhe me këto para vështirë të gjendet nëj veturë “kaq e madhe dhe kaq e fuqishme”. \ autoblog

Postime të ngjashme

Fordi nis prodhimin e versionit të ri të veturës më të shitur në SHBA

S.B.

Volkswageni paralajmëron dy modele të reja elektrike

S.B.

Shitjet e automjeteve BMW në maksimumin historik

R Zh

Shitjet e veturave në Gjermani rriten me 36% në mars

S.B.

Qëndronte i “konservuar” për 35 vjet, zbulohet një Porsche super i rrallë – një makinë që përmbante një mrekulli të vërtetë

S.B.

Djali me një Lamborghini Urus kërcen mbi një Lamborghini Aventador

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...