Agjencia Zhurnal.mk

Stabilizohen luhatjet e kursit të këmbimit, transporti i parave rifillon rregullisht

Tiranë, 14 maj – Pasi ka kryer testin e parë në 24 prill, transporti i parave ka rifilluar normalisht së fundmi në aeroportin e Rinasit, po përmes linjës ajore Austrian Airlines, duke stabilizuar dhe luhatjet e kursit të këmbimit.

Operatorët që merren me transportin pohojnë se masat e sigurisë janë shtuar dukshëm. Një furgon policie rri në pisrë gjatë procesit të ngarkimit të dërgesave të bankave. Ndërkohë ka edhe makina ushtrie që patrullojnë jashtë territorit.

Burime nga bankat pohojnë se ata tashmë po i transportojnë normalisht paratë, teksa Raiffeisen Bank i është kthyer kontratës së vjetër, duke mbajtur përgjegjësinë, që në aeroportin e Rinasit.

Transferimi i parave jashtë vendit është një procedurë normale e bankave, të cilat një pjesë të parave të lira nga depozituesit (euro, dollarë, paund etj.), i vendosin në institucionet financiare jashtë vendit, si formë alternative e investimit dhe për këmbime cash valutore. Ky transferim kryhet fizikisht dhe kjo është një marrëdhënie që bankat e zgjidhin me shoqëritë private të sigurisë fizike.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...