Stacionet e plazhit, Kumbaro: Nis faza e dytë e aplikimit, afati deri më 30 prill

nga D. V.

Për sezonin turistik veror 2025 kanë nisur aplikimet e fazës së dytë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro në një postim në rrjetet sociale bëri të ditur se “të gjithë subjektet të cilët kanë aplikuar përmes portalit “e-Albania”, për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi për sezonin turistik veror 2025 dhe janë njoftuar për të vijuar me fazën e dytë të aplikimit kanë afat deri në datën 30 prill të ngarkojnë në portalin “e-Albania” dokumentacionin e kërkuar”.

Kumbaro tha se “janë mbi 1000 parcela plazhi publike, 800 udhërrëfyes të certifikuar, mbi 170 operatorë detarë të certifikuar dhe mbi 400 mjete ujore të certifikuara, që janë garancia e standardeve dhe sigurisë për sezonin veror 2025, për të cilin është punuar çdo ditë të vitit”.

Të drejtën për të përdorur hapësirën e plazhit e kanë subjektet private që janë të kategorizuara si: “Bujtinë, Fjetinë (Hostel), Hotel, Resort, Qendër kurative, Fjetje dhe mëngjes, Apartament/vilë”, që kanë jo më pak se 5 dhoma dhe “Bllok apartamentesh”, që janë dy ose më shumë apartamente në të njëjtën vendndodhje dhe menaxhohen nga i njëjti sipërmarrës turistik, që kanë jo më pak se 5 dhoma.

Faza e parë ishte ajo e aplikimit dhe dorëzimit të dokumentacionit, ndërsa në të dytën saktësohet aplikimi, gjenerohet mandati i pagesës dhe caktohet planvendosja përkatëse të stacionit të plazhit.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More