Veles, 16 shtator – Për stadiumin 400 mijë eurosh me ferra në Velesit ende nuk është bërë pranim – dorëzimi mes komunës së Velesit dhe FFM-së, për shkak se komisioni inspektues i Komunës së Velesit dhe përfaqësuesve të FFM-së të cilët kanë dalë në terren kanë konstatuar një sërë mospërputhjesh lidhur me projektin bazë dhe punimet, për të cilat komisioni do të dorëzojë raportin e duhur investitorit për të menjanuar mangësitë. Përveç kësaj nga Komuna së Velesit, thonë se nga FFM-ja nuk janë transferuar as fonde për mirëmbajtjen e stadiumit. Sa i përket qëndrimit të Federatës së Futbollit se fajtori kryesor për gjendjen aktuale të stadiumit 400 mije eurosh është Komuna e Velesit, nga kjo komunë thonë se qëndrimet me të cilat doli FFM janë dukshëm tendencioze, pa asnjë bazë apo argument.
“Në periudhën e kaluar është bërë komunikim zyrtar përmes emailit për dorëzimin e dokumentacionit të nevojshëm, po ashtu është mbajtur takim dhe inspektim në terren me përfaqësues të FFM-së dhe OFS-së. Komuna e Velesit në vazhdimësi financon dhe bashkëpunon me OFS-në, prandaj edhe na befasojnë akuzat e FFM-së, në vend të përgjegjësisë konkrete për tejkalimin e problemit. Me kërkesë të Komunës së Velesit, FFM-ja ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm, por janë konstatuar mangësi konkrete në punën në lidhje me projektin bazë të rindërtimit”, njoftojnë nga Komuna e Velesit.
Nga Komuna e Velesit shtojnë se është shumë e papërshtatshme që një federatë kombëtare sportive të përfshihet në pretendime të rreme për të shmangur papërgjegjshmërinë dhe jo profesionalizmin e saj në punë. Derisa çështja të marr një epilog, në stadiumin e Velesit prej 400 mijë eurosh do të vazhdojnë që të rriten ferrat në vend se të luhen loja futbolli.