Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Stamboll, vdes ish-kryeministri turk, Mesut Yilmaz

Zhurnal Ads

Ahmet Mesut Yilmaz, i cili shërbeu si kryeministër i Turqisë në vitet ’90, vdiq sot në një spital të Stambollit në moshën 73-vjeçare.

Mjeku kryesor i spitalit ”Florence Nightingale”, Ozgur Samilgil njoftoi për vdekjen e Yılmaz, i cili vuante nga kanceri i mushkërive në vitet e fundit.

Më 5 maj, Yılmaz iu nënshtrua një operacioni në tru, ku mjekët thanë se gjendja e tij shëndetësore ishte e qëndrueshme.

Yılmaz, ish-kryetar i partisë ”Anavatan” (”Mëmëdheu”) u emërua si kryeministër tri herë në periudhën prej vitit 1991 deri në 1999, duke shërbyer si kryeministër për një periudhë prej dy vjetësh në total.

I lindur më 6 nëntor të vitit 1947, ish-kryeministri ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në vitin 2017.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Zelanda e Re, sot vetëm 7 raste, në prag të fitores ndaj Covid

T E

Historike në Estoni, vendi baltik për herë të parë do të ketë një grua kryeministre

T E

Putin kërkon nisjen e vaksinimit masiv kundër koronavirusit në Rusi

S.B.

Shkelja e armëpushimit, Azerbajxhani njofton për katër ushtarë të vrarë

S.B.

Kryeministrja e Zelandës së Re kërkon falje për “dështimet” në sulmet terroriste ndaj xhamive

S.B.

Pompeo takon ministrat e Jashtëm të Azerbejxhanit dhe Armenisë

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...