Agjencia Zhurnal.mk
Ekonomi Maqedoni TOP LAJM

“Standard & Poor’s” e konfirmoi rejtingun kreditor të vendit BB, me pikëpamje pozitive

Shkup, 5 shtator – Agjencia për rejting kreditor “Standard & Poor’s” e konfirmoi rejtingun kreditor të vendit BB- me pikëpamje pozitive.

Konfirmimi i rejtingut e reflekton qëndrimin e “Standard & Poor’s” se edhe përkundër tkurrjes ekonomike të ashpër në vitin 2020, Maqedoonia e Veriut ka hapësirë fiskale të menaxhojë me financat publike.

Kjo i dedikohet pritshmërive të favorshme për rritje të ekonomisë në afat të gjatë, stabilizimin e borxhit në nivel të matur dhe qasjen e vendit në tregjet financiare, me ç’rast në vitin 2021 pritet përmirësim për 3.5%. Vlerësimi i tyre është se ekonomia botërore këtë vit do të ketë tkurrje prej 3.8%, ndërsa eurozona prej 7.8%, ku janë të vendosura pjesa më e madhe e partnerëve tregtar të vendit.

Projeksionet e Agjencisë për rejting kreditor janë se deri në fund të vitit borxhi shtetëror do të shënojë 51% nga BPV-ja. Financimi i nevojave, gjegjësisht i deficitit të zgjeruar si rezultat i pandemisë dhe detyrimeve që maturojnë, janë siguruar përmes emitimit të suksesshëm të euroobligacionit në vlerë prej 700 milionë euro dhe huamarrjet nga FMN-ja prej 176 milionë euro dhe nga Komisioni Evropian nga 160 milionë euro. Me këto huamarrje vendi tërësisht siguroi resurse financiare për vitin 2020, me ç’rast Agjencia vlerëson që do të mbesin mjete financiare të cilat do të barten për vitin e ardhshëm.

Në raport shënohet se vendi ka marrë dritë jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkësinë Evropane dhe se kjo mund të kontribuojë në intensifikimin e zbatimit të reformave strukturore dhe me këtë edhe zhvillim të vendit. Gjithashtu, në përgjithësi vërejnë edhe përmirësim në stabilitetin politik të vendit në vitet e fundit.

Postime të ngjashme

Shekerinska – Injac: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO, impuls i ri në bashkëpunimin rajonal

E.E.

Kufijtë me Greqinë ngelen të mbyllura edhe për dy javë të tjera

Z H

Karaxhoski: Për momentin nuk mendojmë për orë policore, apelojmë për respektim të masave ekzistuese

E.E.

Aleksandrova: VMRO meriton një udhëheqës të guximshëm, jo ​​patriot në Facebook

admin

Mbrojtja e “Monstrës” do të ngrit padi penale kundër ekspertes Snezhana Nikollovska

Z H

Zaev nuk i shpalos emrat e zv/ministrave

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...