Standardi jetësor/ Sindikatat kërkojë rritje të pagës minimale

nga Xh M

Shkup, 1 mars – Ende nuk është e qartë nëse në takimin e ri të anëtarëve të Këshillit Ekonomiko-Social do të ketë ndonjë lëvizje në qëndrimet rreth lartësisë së pagës minimale, pasi ai nuk është caktuar dhe as nuk dihet se kur do të mbahet.

Sindikatat me ngulm kërkojnë rritjen e pagës minimale. Nga konfederata e organizatave sindikaliste theksojnë se është lënë që sindikatat të bisedojnë me punëdhënësit, por thonë se këto të fundit nuk shohin mirëkuptim për kërkesat e punëtorëve. Kërkojnë që të intervenojë qeveria.

“Fakt është se jemi lënë që të bisedojmë me punëdhënësit për rritjen e pagës minimale. Punëdhënësit nuk kanë ndërmend të lëshojnë pe. Para kanë, por nuk duan t’i japin. Duhet t’i japin, sepse punëtorët e kualifikuar do të largohen nga shteti. Qeveria mund të detyrohet ta rrisë pagën minimale, nëse nuk arrijmë marrëveshje me punëdhënësit. Për momentin, nuk është caktuar ndonjë seancë e Këshillit socio-ekonomik.” – tha Kryetari i Konfederatës Organizative Sindikaliste, Marjan Ristovski.

Standardi jetësor, LSDM: Propozojmë që minimalja të jetë 500 euro

Nga LSDM e vlerësojnë si zhgënjyese faktin që sipas tyre nuk do të rriten pagat e punëtorëve as këtë muaj. Sipas partisë në opozitë, qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE nuk po tregon kujdes për standardin jetësor dhe për punëtorët.

“Në kohën kur LSDM ishte në pushtet, paga minimale u rrit katër herë, nga 8.000 denarë në 22.000 denarë. Pra, nëse qeveria me të vërtetë kujdeset për standardin e jetesës së qytetarëve, mund të bëjë diçka dhe të jetë mbështetje për ta. Ne, në periudhën e ardhshme, do të vazhdojmë me politika që mbështesin standardin e jetesës së qytetarëve dhe do të propozojmë një zgjidhje ligjore për rritjen e pagës minimale në 500 euro” – deklaroi Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.

Në ndërkohë, seanca e Këshillit Socio-Ekonomik nuk është caktuar për shkak se nuk është formuar ende komisioni i cili do të vërtetojë përfaqsueshmërinë e LSM-së.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More