Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Statistika/Ku u ‘zhdukën’ 15 mijë njerëz që mbetën pa punë, shkak i krizës me Covid 19?

Shkup, 11 shtator – Sipas statistikave, në tremujorin e dytë numri i të punësuarve u zvogëlua me gati 18 mijë persona dhe në të njëjtën periudhë numri i të papunëve u rrit me 3.000. Lind pyetja se çfarë ndodhi me 15 mijë punëtorët e tjerë që humbën punën.

Zyrtarisht, askush nuk ka informacion të saktë se çfarë po ndodh me këta njerëz, por sipas vlerësimeve joformale, këta 15,000 që humbën punën nuk u regjistruan në zyrën e punësimit. Ka dy arsye të mundshme. Njëra është se ata nuk besojnë se do të gjejnë një punë gjatë kësaj periudhe, e dyta është se ata janë tashmë të gatshëm të shkojnë jashtë në mundësinë e parë të mundshme dhe kjo është arsyeja pse nuk regjistrohen në Agjencionin për punësim.

Sipas statistikave, disa prej tyre janë bërë pjesë e ekonomisë gri.

Agjencia e punësimit thonë se situata në tregun e punës është alarmante. Shumë pak punëdhënës raportojnë se kanë nevojë për personel për të punuar.

Bizneset kanë paralajmëruar vazhdimisht për një pako masash ekonomike për të shpëtuar ekonominë në mënyrë që ata të mund të mbajnë punëtorët në punë.

Postime të ngjashme

Në Bllacë u inauguruan “Muri i Kujtesës” dhe parku “Hasan Prishtina”

R Zh

Rasti “Mafia”, VMRO: Spasovski i fotografuar me të burgosurit

R Zh

Prokuroria kumton detaje për aksionin anti-drogë: Janë arrestuar 6 persona

R Zh

Smogu i helmon qytetarët deri në pranverë

R Zh

Mbështetje teknike nga Ambasada e SHBA-së dhe bashkëpunim me MPB-në për konfiskim të drogës

R Zh

Hubejb Alili, hafizi më i ri në Shkup

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...