Statistika të frikshme: 47% e të hospitalizuarve me covid kanë vdekur

Shkup, 29 shtator – Instituti për Shëndet Publik, në javën e fundit ka regjistruar 2934 raste të reja pozitive me covid ndërsa prej tyre, 750 ishin të moshës mbi 60 vjeç.

 

Sipas raportit të ISHP, nga 13159 pacientë të hospitalizuar që nga fillimi i pandemisë, 6956 janë shëruar ndërsa 6203 kanë vdekur (404 në kushte jashtë spitalore). Kjo i bie që 47% e të hospitalizuarve me covid kanë ndëruar jetë, shifër kjo e trishtueshme për atë se sa efikas është trajtimi mjekësor në spitale si dhe sa i rrezikshëm është virusi covid 19.

As situata momentale nuk është më mirë, respektivisht, në javën e fundit nga 168 pacientë të hospitalizuar nga covid, 121 kanë ndëruar jetë e 47 janë shëruar.

Javën e kaluar nga data 12 deri më 19 shtator, janë shëruar 71 pacientë ndërsa kanë vdekur 176.

Për momentin të hospitalizuar janë 774 pacientë.//Zhurnal.mk

Related posts

Ziadin Sela: Kumanova do ta vazhdoj ndryshimin

D V

Spasovski: MPB-ja maksimalisht është e përgatitur t’u përgjigjet sfidave rreth sigurisë së procesit zgjedhor

D V

Ky është kandidati i PDSH-së për komunën e Gostivarit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More