Agjencia Zhurnal.mk

Statistikat në Serie A: Rrahmani, më i miri në ligë për duele ajrore

Qendërmbrojtësi i Kosovës, Amir Rrahmani, e mban kreun e listës së lojtarëve të Serisë A me më së shumti duele ajrore të fituara në ndeshjet e zhvilluara deri më tani në sezonin 2019/20 të ligës elitare italiane.

Që kur e siguroi transferimin e tij nga Dinamo Zagrebi në Hellas Verona – më 11 korrik të këtij viti për rreth dy milionë euro – Amir Rrahmani ka qenë mbresëlënës në 11 paraqitjet e tij në Serie A dhe një në Kupën e Italisë, raporton Gazeta Express.

25-vjeçari i Kosovës është bërë i njohur për fuqinë e tij në duelet ajrore e së fundi u bë e ditur se ai është lojtari me më së shumti duele ajrore të fituara në Serie A, duke e lënë prapa vetes shtatlartin anglez Chris Smalling.

Rrahmani së bashku me Marash Kumbullan, kanë krijuar një dyshe fantastike në fazën e mbrojtjes, e cila është ndër më të mirat në Serie A.

Kosovari lavdërohet nga mediumet italiane për fuqinë e tij në duelet ajrore, që e ka si pikë të fortë edhe për shkak të gjatësisë së tij 190 centimetra. Rrahmani ka qenë fitimtar në 79.2 për qind të dueleve ajrore në këtë sezon të Serisë A, ndërsa 63 për qind në duele gjithsej.

Mbrojtësi që mban fanellën me numër 13 të skuadra e Hellas Veronës është treguar gjithashtu 77 për qind i saktë të pasimeve në ndeshjet e Serisë A këtë sezon, përderisa e ka krijuar edhe një rast të mirë për të shënuar, përkundër që është mbrojtës.

Pas dy ndeshjeve të nëntorit me Kombëtaren e Kosovës, tani Rrahmani do të kthehet sërish në skuadrës e Hellas Veronas, në përgatitje për ndeshjen e radhës – atë të së dielës kundër Fiorentinës.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...