Agjencia Zhurnal.mk

Statistikat që tregojnë për fillimin e dobët të Kepas në sezonin e ri

Chelsea pësoi humbje prej 2-0 nga Liverpooli në kryendeshjen e javës së dytë në Ligën Premier.

Sadio Mane ishte realizues i të dy golave të Redsave. Golin e parë e shënoi pas një harkimi nga Roberto Firmino, ndërsa goli i dytë erdhi si pasojë e një gabimi fatal të Kepa Arrizabalagas.

Në përpjekje që të pasonte në zonë, portieri i Bluve e dërgoi topin drejt senegalezit, i cili e ndali topin dhe e dërgoi në rrjetë.

Në bazë të të dhënave në dy ndeshjet e para në kampionatin anglez, Arrizabalaga deri më tani i ka bërë dy gabime që kanë çuar drejtpërdrejt në gol, ndërsa të gjithë lojtarët tjerë në ligë kanë bërë vetëm një gabim të tillë.

Një fillim aspak i mirë i Kepas në sezonin e ri, ndërkohë që Chelsea planifikon ta ndërrojë portierin.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...