Agjencia Zhurnal.mk

Stefanova: Me Janevën nuk i kam raportet e mira, ajo më urdhëroi të liroj Kamçevin

Shkup, 27 janar – Zhurnal.mk – Prokurorja Lile Stefanova, sot duke dëshmuar në rastin “Reket”, deklaroi se nuk është e hidhëruar me dy të akuzuarit, por as nuk i ka raportet fort të mira me Katica Janevën, informon Zhurnal.

Ajo tha se lënda “Perandoria” ka filluar me biseda eksplicite të cilat ata i kanë dëgjuar dhe kanë qenë me indicje për vepra të kryera penale.

“Urdhëri për hetim së pari ishte për 13 persona, ndërsa për pesë prej tyre konsideronim se mund të ndikojnë mbi dëshmitarë. Jordan Kamçev kishte shtetësi të dyfishtë, patundshmëri jashtë vendit dhe ndikim të fuqishëm mbi dëshmitarët, ndërsa Pandeleski kishte letërnjoftim të përkohshëm nga Greqia. Për këtë, për pesë persona kërkuam dhe u caktua masa e paraburgimit. Në një mënyrë të çuditshme nga hetuesit u njoftova se Kamçev kishte qenë i përgatitur dhe i kishte pritur të vijnë, ndërsa disa prej numrave të telefonave ishin ndëruar. Gjatë bastisjes në “Orka Holding” ishin Filimena dhe Mihajllo Manevski. Edhe atje ishte gjithçka e “pastruar”. Atë që e gjetëm si dëshmi e morëm. Pandeleski dhe Kamçev gjithë kohës dërgonin emisarë, politikanë dhe biznesmenë për të ndikuar mbi hetimin tek unë dhe Janeva. Deri në atë moment ajo nuk tregoi me asgjë se dëshiron të ndikojë tek unë. Në dhjetor filloi të kërkojë më tepër informata. Nuk më dukeshte asgjë e çuditshme. Rreth 20 nëntor e thirra Kamçev ta njoftoj me lëndën. Ai nga xhepi më dha një listë. Më tha lexoje pjesën ku është e shkruar në latinisht nga Natasha Savova. Shkruante se po flas me Sasho Mijallkov për lirimin e tij. Në listë shkruante se për të do të ndërmeren një sërë masash për të cilat do të kujdeset Natasha Savova. Listën i’a dhash Janevës, por ajo asgjë nuk reagoi”, tha Stefanova.

Ajo tha se në një mbledhje, JAneva i kishte thënë se për pesë të paraburgosurit të ndryshohen aktvendimet dhe të lirohen nga paraburgimi.

“Unë u habita, por ajo ma ktheu me të keq: Ky është vendimi im, kjo është me rëndësi për proceset në shtet dhe të sillet ligji për Prokurori. Atëherë u përlesh vetëm me një kolegë, të tjerët heshtën. Ajo edhe një herë më urdhëroi që të tërheqë akuzat për të akuzuarit”, thotë Stefanova./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...