Agjencia Zhurnal.mk
Kulturë Maqedoni

Stefoska: Kemi dërguar një letër interesi për programin e ri të BE-së për kulturë

Shkup, 15 qershor – Tryezë e rrumbullakët me temë “Evropa kreative – Perspektivat e Ballkanit Perëndimor” u mbajt sot në Qendrën Kulturore të Rinisë (kinema “Frosina”) ku marrin pjesë përfaqësues të organizatave të mbështetura nga pilot-aksioni i programit Evropa kreative -nënprogrami Kulturë, kushtuar bashkëpunimit kulturor me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në ngjarje u drejtua Ministrja e Kulturës Irena Stefoska dhe Ambasadori i BE-së në vend Dejvid Gir.

Me këtë program promovues tre-ditor kushtuar sfidave dhe pasqyrimit të programit Evropa Kreative – Kultura e BE-së shënohet fundi i një cikli programor dhe fillimi i programit të ri Evropa Kreative 2021-2027, i cili u miratua më 28 maj nga Parlamenti Evropian.

“Ministria e Kulturës tashmë ka dërguar një letër interesi për pjesëmarrjen e vendit tonë në programin e ri dhe e shprehu gatishmërinë e saj për të nënshkruar një Grant Marrëveshje me KE-në. Si një organ koordinues për zbatimin e programit në nivel kombëtar, Ministria vazhdon me përpjekje të mëtejshme dhe masa konkrete në përgjigje të sfidave të bazuara në përvojat nga zbatimi i programit në nivel kombëtar dhe lokal, ndërsa në mënyrë që ta lehtësojë qasjen në numër sa më të madh të përdoruesve nga sektorët kulturorë dhe kreativ në programin e ri të BE-së”, tha Ministrja Stefoska.

Ajo vuri në dukje se në ciklin e mëparshëm të programeve 2014 – 2020, janë mbështetur 79 projekte të organizatave joqeveritare, shtëpive botuese, institucioneve kombëtare dhe lokale në fushën e kulturës. Mbështetja e BE-së është rreth 4 milionë e gjysmë euro, ndërsa bashkëfinancimi i këtyre projekteve nga Ministria e Kulturës është rreth 18 milionë denarë.

Në fokusin e programit të ri mbetet bashkëpunimi kulturor Evropian, megjithatë, theksoi Ministrja, struktura komplekse e programit të ri Evropa kreative 2021 – 2027 korrespondon me sfidat bashkëkohore me të cilat përballen sektorët kulturorë dhe krijues në Evropë dhe më gjerë siç janë: mbrojtja dhe promovimi i trashëgimisë kulturore evropiane, diversiteti gjuhësor, kultura si mekanizëm për respekt të ndërsjellë, tolerancë dhe pajtim, barazi gjinore, ndërdisiplinaritet dhe bashkëpunim ndër-sektorial, kohezioni social i kulturës, lëvizshmëria e artistëve dhe veprave të tyre, edukimi, digjitalizimi.

Ministria e Kulturës, kujtoi ajo, në disa raste e mirëpriti angazhimin dhe përpjekjet e KE-së për të kontribuar në afrimin e kapaciteteve kulturore në rajon, përmes një thirrje pilot kushtuar bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Organizatat tona kanë treguar sukses të dukshëm në këtë thirrje. Në fakt, sot me ne në këtë tryezë të rrumbullakët janë pikërisht shfrytëzuesit e 10 projekteve të mbështetura në këtë aksion pilot”, tha Stefoska.

Ministrja theksoi se së bashku me kolegët e saj nga ministritë resore të vendeve të Ballkanit Perëndimor ata e presin nënshkrimin zyrtar të Deklaratës së Përbashkët për Ballkanin Perëndimor për inovacione, kërkime, arsim, kulturë, rini dhe sport si pjesë e Agjendës së Ballkanit Perëndimor të Komisioni Evropian.

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Dejvid Gir në tryezën e rrumbullakët theksoi se sektorët kulturorë dhe krijues kanë luajtur gjithmonë një rol të rëndësishëm në jetën e Evropës dhe përhapjen e vlerave Evropiane. Sektorët kulturorë dhe krijues kontribuojnë jo vetëm në kohezionin dhe diversitetin social evropian, por edhe në ekonomi, shtoi ai, duke theksuar se ata përfaqësojnë 4,2 për qind të BPV-së total të Evropës dhe 3,8 për qind të fuqisë punëtore në BE. Ata janë ndër sektorët më dinamikë në Evropë. Duke cituar informacione nga EUROSTAT, Gir tha se 8,7 milionë njerëz në BE janë të punësuar në sektorët e kulturës dhe krijimtarisë.

“Programi Evropa Kreative është një formë disi e konsoliduar e mbështetjes së BE-së për këto industri. Në periudhën 2014 – 2020 përmes këtij programi u ndanë mbi 13.000 grantë, ndërsa u përdor nga 41 vende. Janë bashkëfinancuar gati 16,500 projekte kulturore për bashkëpunim në Evropë, tha ai, ndër të tjera.

Organizata të shumta kulturore maqedonase kanë përfituar nga ky program, por qëllimi, siç tha ai, është rritja e këtij numri. Në ciklin e ri financiar për periudhën 2021 – 2027 të miratuar dy javë më parë, ka një rritje në aktivitetet dhe fushat që do të mbulohen nga ky program – muzikë, arkitekturë, libra dhe botime, trashëgimi kulturore. Në drejtim të kësaj do të shtohen edhe sipërmarrja dhe inovacioni në sektorët e kulturës dhe inovacioneve.

Gere paralajmëroi se së shpejti do të miratohet agjenda e Ballkanit Perëndimor për inovacione, hulumtime, arsim, kulturë, rini dhe sport.

Ngjarjet u organizuan nga Zyra për Evropë Kreative – nën-programi Kulturë në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Zyrën për Evropë Kreative – Kultura e Serbisë, shfrytëzuesit e nën-programit Kultura në periudhën 2014-2020 dhe partnerë të tjerë.

Postime të ngjashme

Deri në tre orë pritje në kufirin Serbi-Maqedoni! Mërgimtarët ankohen: Kjo është e tepërt

D V

Këto vendime solli kryesia qendrore e ASH-së

D V

Bexheti në mbështetje të vlerave kulturore e artistike

D V

Mersel Bilalli: Në duart e Besës është “çelësi i qeverisë”

D V

Ohri mbeti në listën e UNESCO-s, do të jetë nën mbikëqyrje të rreptë

D V

U harxhuan miliona, por shatërvanët në qendër të Shkupit nuk punojnë!

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...