Agjencia Zhurnal.mk

Sterjovski, deputeti i parë maqedonas në parlamentin shqiptarë

Tiranë, 17 maj – Vasil Stejrovski , sekretari i përgjithshëm i partisë së vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian (AMIE) do të jetë deputet në parlamentin e Shqipërisë. >

“Pas njoftimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Shqipërisë, Komiteti Ekzekutiv i AMIE-së mori vendim Sterjovski ta pranojë mandatin e deputetit dhe në parlament ta përfaqësojë programin e Aleancës së Maqedonisë për Integrim Evropian (AMIE), si pjesë e opozitës parlamentare”, njoftojnë nga partia. Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në qershor të vitit 2017 AMIE ishte pjesë e koalicionit zgjedhor të kryesuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Atëherë lider partie ishte Ilir Meta, presidenti aktual i Shqipërisë. Mbi bazë të marrëveshjes Vasil Sterjovski ishte i pesti në listën e kandidatëve për qarkun e Korçës.

Sterjovski, në seancën e parë të Parlamentit të Shqipërisë, që me siguri do të mbahet të enjten e ardhshme, do të ulet në sallën e Kuvendit dhe do të bëjë betimin. Ai do të jetë deputeti i parë në Parlamentin shqiptar në Shqipërinë pluraliste, i cili vjen nga një parti maqedonase, por edhe në përgjithësi si deputet i cili publikisht do deklarohet se është maqedonas.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

T E

Lajmet e fundit

Loading...