Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Sterjovski dhe Zaev biseduan për pozitën e komunitetit maqedonas në Shqipëri

Shkup, 26 shkurt – Kryetari i partisë së vetme maqedonase në Shqipëri, Aleanca maqedonase për integrim evropian, AMIE, njëherit edhe anëtar i Parlamentit të Shqipërisë, Vasil Sterjovski, dje pasdite u takua me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

“Një takim i përzemërt në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut me kryeministrin, Zoran Zaev, me të cilin biseduam për pozitën e komunitetit maqedonas në Shqipëri dhe bashkëpunimin e ndërsjellë midis Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shkroi Sterjovski në Fejsbuk.

Për takimin, hapësirë lane edhe mediumet shqiptare. “Deputeti nga Korça, Vasil Sterjovski e bën atë që shumica nuk e bëjnë. Ky deputet një kohë të gjatë lobon në Maqedoninë e Veriut për komunitetin shqiptaro-maqedonas në Republikën e Shqipërisë. Ai u takua me kryeministrin e vendit Zoran Zaev, thekson televizioni “Korça TV”. Sipas disa mediave, ndër të tjera, në takim u bë fjalë edhe rreth kërkesës së maqedonasve nga Golo Bërdo vendkalimi kufitar Xhepishte-Trebishtë, afër Dibrës për të filluar sa më shpejtë të funksionojë 24 orë edhe nga vendkalim lokal i kategorisë së tretë, të kalojë në vandkalim rajonal të kategorisë së dytë.

“Qeveritë e të dy vendeve në seancën e përbashkët të mbajtur në Pogradec më 15 dhjetor të vitit 2017 sollën vendim që vendkalimi kufitar Xhepishte – Trebishtë të punojë 24 orë, por ky vendim nuk është zbatuar ende. Këtë çështje, Sterjovski e aktualizoi edhe në séance e parlamentit shqiptar”, shtojnë mediumet. Ky vendkalim u hap në vitin 2013 dhe punon nga ora 08:00 deri në ora 20:00 në periudhën e verës dhe nga ora 08:00 në ora 18:00 në periudhën e dimrit, me kontroll të përbashkët policor dhe pasi është nga karakteri lokal këtu mund të kalojnë vetëm banorët e rajonit kufitar të të dy shteteve. (Zhurnal.mk)

Postime të ngjashme

Najçevska: BE të zgjidhë problemin midis Bullgarisë dhe Maqedonisë

R Zh

Zgjerohet hetimi për Rashkovskin

R Zh

Zgjerimi/ Komisioneri Varhelyi: Ecim përpara me Shqipërinë, e veçojmë nga Maqedonia e Veriut

R Zh

UT dhe Universiteti Iowa nga SHBA-ja nënshkruan memorandum bashkëpunimi

R Zh

Komuna Çair përfundon dezinfektimi i 25 xhamive

R Zh

Lazim Destani bën gjestin e madh në kohë pandemie

R Zh

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...