Stërvitje bilateral me Ushtrinë e Malit të Zi, qitje artilerike në PA Krivollak

Shkup, 29 korrik – Shefi I Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, general-nënloloneli Vasko Gjurçinovski dhe zëvendësministri I Mbrojtjes, Bashkim Hasani së bashku me shefin e Shtatmadhorisë së Ushtrisë së Malit të Zi, gjeneralin brigadier, Millutin Gjuroviq sot morën pjesë në ditën e fundit të stërvitjes bilateral me qitje artilerike, që po realizohet në poligonin e armatës “Krivollak”.

 

Stërvitja disaditore me qitje artilerike në të cilën po marrin pjesë pjesëtarët e Ushtrisë së Malit të Zi dhe kadetët nga Akademia ushtarake “Gjenerali Mihajllo Apostollski”, siç kumtuan sot nga Sektori për marrëdhënie me opinionin në Shtatmadhori, është edhe një vërtetim për bashkëpunimin e shkëlqyeshëlm bilateral me UMZ, si dhe për kapacitetin e poligonit ushtarak “Krivollak” për kryerje të stërvitjeve të llojllojshme ushtarake, me çka e theksojmë kontributin tonë në Aleancën e NATO-s.

Gjeneralët Gjurçinovski dhe Gjuroviq pas përfundimit të tërvitjes shprehën kënaqësi nga puna e bërë dhe nga interoperabiliteti I procedurave, në pajtim me standardet e NATO-s, që e pasqyron edhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm mes Armatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi.

Zëvendësministri Bashkim Hasani në fjalimin e ti porositi se kjo stërvitje e përbashkët është edhe një konfirmim për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm të ndërsjelltë, ndërkaq shërben edhe si udhërrëfyes për realizimin e stërvitjeve akoma më të mëdha dhe më të ndërlikuara.

Hasani, qëndron në kumtesë, theksoi se poligoni “Krivollak” ofron mundësi dhe kapacitete të mëdha dhe paraqet vend ku zhvillohen njohuritë dhe shkathtësitë e kadetëve tanë, komandantë të ardhshëm.

Në fund të stërvitjes, kadetëve nga viti I katërt, mes të cilëve ka edhe kadetë nga Mali I Zi, iu dorëzuan certifikata për kurs të përfunduar me sukses për komandantë të togjeve.

Gjatë periudhës së kaluar në PA “Krivollak” dukshëm u përmirësuan kapacitetet përmes përmirësimit të ndërlidhjes infrastrukturore, me çka u rritën edhe mundësitë për kryerje të lljeve të ndryshme të aktiviteteve stërvitore nga ana e armatave nga vendet anëtare të NATO-s, ceket në kumtesën nga Shtatmadhoria.

Në stërvitjen e sotme morën pjesë edhe komandantët e Komandës për operacione, Komanda për stërvitje dhe doktrina dhe Brigada e parë këmbësorike gjeneralët Besnik Emini dhe Metodi Haxhi Janev dhe koloneli Sashko Lafçinski, si dhe dekanin e Akademisë ushtarake.

Related posts

Bujar Osmani nesër do të jetë nikoqir i Gërvalla-Schwarz

D V

Carovska: Me Ambasadën zvicerane dhe projektin E4E ne planifikojmë zhvillimin e arsimit profesional

Z H

Shqiptarët mund ta humbin Bërvenicën, Sela u tërhoq nga Kërçova, Ahmeti bën inate të rrezikshme

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More