Komanda e Teatrit Lindor të Ushtrisë Çlirimtare Popullore Kineze nisi të shtunën patrullimet e përbashkëta ajrore e detare dhe stërvitjet ushtarake të marinës dhe forcave ajrore rreth ishullit të Tajvanit.
Patrullat dhe ushtrimet kanë për qëllim të trajnojnë koordinimin e anijeve ushtarake dhe aeroplanëve si dhe aftësinë e tyre për të kapur kontrollin e hapësirave ajrore dhe detare, tha Shi Yi, një zëdhënës i komandës.
Aftësia e forcave të armatosura për të luftuar në kushte reale luftarake do të testohet, tha Shi, duke shtuar se patrullimet dhe stërvitjet shërbejnë si një paralajmërim i rreptë për marrëveshjet e fshehta të separatistëve të “pavarësisë së Tajvanit” me elementë të huaj dhe provokimet e tyre
Situata është e tensionuar, sidomos pas vizitës “tranzit” në SHBA të Lai Ching- , zëvendëslideri i rajonit të Tajvanit të Kinës gjatë rrugës për të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri të Paraguajit. Lai gjithashtu propagandoi retorikën e “pavarësisë së Tajvanit” në një intervistë me Bloomberg dhe u takua me zyrtarë të lartë amerikanë në raste publike në Paraguaj, gjë që ka sjellë reagime .
Në një koment të saj CMG shkruan se : Kundërshtimi me vendosmëri i “pavarësisë së Tajvanit” dhe ndjekja e përbashkët e ribashkimit paqësor janë në interesin më të mirë të popullit kinez në të dy anët e ngushticës. Kontinenti është i gatshëm të krijojë një hapësirë të gjerë për ribashkim paqësor, por kurrë nuk do lejojë asnjë hapësirë për “pavarësinë e Tajvanit” me forma të ndryshme.
77