Agjencia Zhurnal.mk.

Stevanoviq: Unë jam për masa të rrepta për personat e pavaksinuar

Shkup, 29 korrik – Drejtorja e Klinikës për Sëmundje Infektive, Milena Stevanoviq thotë se për momentin në klinikë po mjekohen 15 pacientë për shkak të komplikimeve nga coronavirusi.

Ajo thotë se i vogël është numri i pacientëve për dallim nga valët tjera të virusit dhe se coronavirusi nuk ka përfunduar.

“Numri i të infektuarve nuk ndryshon. Për çdo ditë rritet, për shkak të llojit më infektues se alfa, siç është delta. Personalisht nuk besoj se vala e katërt do të godasë në këto temperatura, ashtu sikurse u ballafaquam me pranverën dhe vjeshtën e vitit të kaluar. ne jemi vend i vogël, gjysmë milion tashmë janë vaksinuar, dhe gati 160 mijë persona e kanë kaluar virusin. Këto janë faktorë që ndikojnë”, tha Stevanoviq.

Ajo thekson se edhe pse ka persona të vaksinuar që janë infektuar me virusin nuk pritet trysni ndaj sistemit shëndetësor dhe rende në spitale.

“Qëllimi i vaksinës është të mos infektohemi, por për shkak se lloji delta dominon dhe më lehtë përçohet, vaksina nuk do të lejojë pasojë të rënda për personat që janë vaksinuar. Për këtë shkak nuk pres trysni ndaj kovid qendrat. Personat të cilët janë vaksinuar me një dozë duhet të kenë kujdes deri sa ta marrin të dytën. Ka gjasa që gjatë kësaj periudhe 3 javore të infektohen nëse nuk respektohet rregullat bazike për të cilat flasim që nga fillimi i pandemisë”, tha Stevanoviq.

Ajo thotë se edhe pse masat janë lehtësuar, qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se çdo tubim masiv, mosmbajtje e maskave në hapësira të mbyllura sjell rreziqe.

“Gjithçka është e lejuar, por nuk duhet të mbahen dasmat menjëherë me 300 persona. Klasteret dolën pikërisht nga këto ahengje familjare, dasma të mëdha dhe festa të tjera. Unë jam për masa të rrepta, vaksina nuk është e detyrueshme, por kush nuk dëshiron ta pranojë duhet t’i respektojë masat. Këtu nuk flasim për privilegje për të vaksinuarit. Ata shumë më pak mund të infektohen për dallim nga ata që nuk janë vaksinuar. Për këtë arsye të pavaksinuarit duhet të qëndrojnë në masa kufizuese, ashtu siç e bënë disa vende”, tha Stevanoviq.

Related posts

Zajkova: Legalizimi i kanabisit nuk do të thotë që të gjithë do të bëhen të varur nga droga

D V

Mexhiti: Ne të VLEN-it jemi me Albin Kurtin, por ju të BDI-së jeni me Kurto Dudushin (VIDEO)

Redaksia

Sllavjanka Petrovska fiton gjyqin ndaj Dragan Kovaçkit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy