Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Sting e lanson albumin “Duets” së shpejti

Këngëtari i njohur britanik, Sting, e ka lansuar një uebfaqe interaktive si pjesë shoqëruese vizuale e albumin e tij të ardhshëm “Duets”.

Muzikanti 69-vjeçar e lanson albumin i cili do t’i përfshijë bashkëpunimet ikonike që i ka realizuar gjatë karrierës me yje të njohur, si Mary J. Blige, Herbie Hancock, Eric Clapton, Annie Lennox, Shaggy dhe Gashi, më 19 mars të këtij viti.

Uebfaqja fokusohet në çdo detaj prapa çdo kënge, me përmbajtje foto-vizuale dhe komente të reja nga Stingu.

Adhuruesit anembanë botës kanë mundësi t’i shohin këto komente që vijnë në formatin vizual, në gjuhën angleze, franceze, gjermane, spanjolle, polake dhe japoneze.

Po ashtu më 11 mars në të gjitha platformat muzikore, do të publikohet kënga “My Funny Valentine” që vjen në bashkëpunim me instrumentistin, Herbie Hancock, dhe e cila fillimisht ishte incizuar si kolonë zanore e filmit japonez të vitit 2005, “Ashura”.

Për më shumë, Sting po ashtu pritet ta publikojë një version special digjital të duetit të ri me artistin afrikan, Shirazee. Kënga titullohet “Englishman/African in New York”.

Ky bashkëpunim vjen pasi kantautori i famshëm afrikan, me lejen e Stingut, e kishte ripërpunuar hitin e vitit 1988 të tij, “Englishman in New York”.

Postime të ngjashme

Të famshmit nga estrada shqiptare urojnë Muajin e Shenjtë të Ramazanit

S.B.

Linda Halimi: Kam ende të afërm që nuk më flasin pas martesës me Big D

S.B.

‘Për një javë të mbarë’ – Rita Ora poston imazhe nga plazhet në Sydney

S.B.

Reperi Kid Cudi nderoi Kurt Cobainin duke veshur një fustan dhe xhemper si legjenda e “Nirvana”

S.B.

‘Duke u përpjekur të bëj një foto’ – Dafina duket e mrekullueshme në imazhet e reja

S.B.

Lista me 23 yjet e famshme që refuzojnë të krijojnë profile në rrjetet sociale

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...