Stoev: Bullgaria e përkrah integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor

Sofje, 8 tetor – Ministri bullgar i Punëve të Jashtme, Svetllan Stoev e konfirmoi përkrahjen e pakontestuar dhe të vazhdueshme të Sofjes për integrimin evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor, gjatë takimit me sekretaren e përgjithshme të Këshillit për bashkëpunim rajonal me seli në Sarajevë, Majlinda Bregu, kumtoi pres shërbimi i MPJ-së bullgare.

Siç njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Sofja, mes temave të bisedimeve, ka qenë edhe interaksioni i Bullgarisë me Këshillin për bashkëpunim rajonal dhe bashkëpunimi rajonal.

Stoev e lavdëroi partneritetin mes Bullgarisë dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal dhe e përshëndeti kontributin e tij në afrimin e rajonit drejt Bashkimit Evropian. Ai, po ashtu, tha se lartë e vlerëson partneritetin e Këshillit gjatë kryesimit të përbashkët të Bullgarisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut me Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor vitin e kaluar.

Sofja vazhdimisht e përkrah rrugën evropiane të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. Lidhur me Republikën e Maqedonisë së Veriut, ministri Stoev e ka theksuar nevojën për respektim të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë  dhe bashkëpunim nga viti 2017, si dhe përpjekjet e palës bullgare që ta intensifikojë dialogun bilateral dhe ta kthejë besimin në të gjitha nivelet.

Majlinda Bregu paraprakisht ka marrë pjesë në konferencën për Ballkanin Perëndimor dhe BE-së, të organizuar nga eurodeputeti dhe raportuesi i PE-së për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Quçuk.

Related posts

Lëvizja BESA me Kastriot Rexhepin në garë për Çairin

D V

Zjarr në një automjet motorik në lëvizje në Kërçovë

D V

Rumania e vendosi Maqedoninë e Veriut në “listën e kuqe për Kovid”

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More