Stoev: Presim nga Maqedonia e Veriut të tregojë vullnet politik për tejkalimin e dallimeve

Shkup, 21 shtator 2021 – Ministri i Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Svetlan Stoev në takim me eurokomesarin për zgjerim, Oliver Varhelyi ka treguar qëndrimin e Bullgarisë për mbështetjen e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Siç raporton MIA, Stoev ka theksuar se Bullgaria për ta mbështetur nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut, ka nevojë për veprime konkrete dhe garanci për përmbushjen e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë të vitit 2017.

“Presim nga Maqedonia e Veriut të tregojë vullnet për tejkalimin e dallimeve. Bullgaria mbetet e angazhuar në gjetjen e mundësive për zgjidhjen e kotesteve të hapura”, tha Stoev.

Gjatë takimit të Stoev me Varhelyi i cili ndodhet për vizitë në Bullgari, ministri Stoev ka theksuar se Sofja mbështet rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor duke përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut.

Related posts

Danela Arsovska nuk e di nëse do të kishte vendosur nënkryetarë shqiptarë

D V

Lëvizja BESA zgjodhi kandidatin për komunën e Tearcës

D V

Spasovski: Nuk ka rreziqe sigurie dhe shëndetësore nga pranimi i afganëve që kanë punuar për organizatat ndërkombëtare

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More