Stoilkoviq për takimin Mickoski-Kurti: Autoritetet e Prishtinës po terrorizojnë vazhdimisht serbët

nga Xh M

Shkup, 4 gusht – Racin.mk sot ka kërkuar mendim dhe koment nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Ivan Stoilkoviq, për lajmin se policia e Kosovës ka arrestuar pesë serbë në Kosovë nën akuzën për krime ndaj popullatës shqiptare, për të cilën ka reaguar Zyra e Qeverisë së Serbisë për Kosovën.

Ata e akuzuan kryeministrin e Kosovës për terrorizimin e popullatës serbe.

Stoilkoviq ka komentuar vizitën e nesërme të kryeministrit Kurti në Maqedoni dhe për takimin me kryeministrin Mickoski, i cili do ta ketë takimin e parë me një kryeministër të jashtëm në Shkup pas marrjes së qeverisë.

Në vazhdim e përcjellim të plotë përgjigjen e zëvendëskryeministrit në Qeveri dhe ministrit për marrëdhënie ndërmjet komuniteteve, Ivan Stoiljkoviq.

“Është për keqardhje dhe për çdo dënim shmangia e pyetjeve për intolerancën ndaj serbëve në Maqedoni nga mediat dhe politikanët shqiptarë dhe normalisht nga disa kolegë tuaj, gjunjët e të cilëve janë ende të mavijosur, edhe pse kanë kaluar disa muaj nga rënia e pushtetit BDI-LSDM. Ju heshtni për fjalimin urrejtës ndaj meje, për tërheqjen e shënjestrës ndaj meje dhe popullit serb në Maqedoni dhe sikur jeni të interesuar për sjelljen e pushtetarëve të Prishtinës që vazhdimisht bëjnë terror ndaj serbëve. E çuditshme, por e pritshme!”, ka komentuar Stoilkoviq.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More