Agjencia Zhurnal.mk

Stoillkovski: Në vend se të dënohet, ndërtuesi i spitalit në Shtip “shpërblehet” me 7 milion euro

Shkup, 12 janar – Zhurnal.mk – Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoillkovski sot ka zbuluar një “skandal” të ri lidhur me spitalin që ishte paraparë të ndërtohet në Shtip, njofton Zhurnal.

Siç zbulon Stoillkovski, tanimë kanë kaluar 2 vite që nga prezantimi i projektit, dhe spitali ende nuk është ndërtuar. Përpos kësaj, në vend që të dënohet kryerësi, Qeveria i kanë dhënë 7 milion euro shtesë.

Stoillkovski sot deklaroi se Zaev dhe Filipçe janë emra të cilët më shpesh përmenden nëpër aferat Reket, dhe kërkon që Prokuroria të hetojë seriozisht këtë rast.

Ai pyet pse nuk është aktivizuar garanca për kryerësin e punieve pas vonimit me ndëritmin e spitalit në Shtip.

“Pse për së dyti her po vazhdohet afati pa penale për ndërtuesin e spitalit të Shtipit? Pse tani pas gjithë këtij vonimi, kërkohen shtatë milion euro shtesë nga buxheti i Republikës së Maqedonisë? Me këtë shkelet marrëveshja e tenderit për ndërtimin e spitalit, më së shumti për çmimin e punimeve, si prioritet në kushtet për marjen e tenderit. Nëse për një projekt me vlerë 30milion euro dhe me siguri në vete përmbanë kornizë prej 2 milion eurove për harxhime të pa parapara, tani kërkohen dhe 7 milion euro shtesë nga buxheti, puna thellësisht është shkelur”, ka deklaruar Stoillkovski./Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...