Stoku në gjykata/ Drejtuesja e zyrës së KiE: Nevojë për ngritje kapacitetesh për profesionistët e drejtësisë

nga D V

Drejtuesja e zyrës së Këshillit të Evropës, Giulia Re është shprehur se Shqipëria ka nevojë që të ulë numrin e çështjeve të prapambetura në gjykata. Gjatë fjalës së saj, Giulia Re ka thënë se ka nevojë për ngritje kapacitetesh për profesionistët e drejtësisë dhe magjistratët për përdorimin efikas të mjeteve dhe instrumenteve të disponueshëm.

Drejtuese e zyrës së Këshillit të Evropës, Giulia Re: Lidhja mes eficensës dhe uljes së dosjeve të prapambetura. Ende ka nevojë të çojmë më tej përpunimin e këtyre të dhënave në sistemin gjyqësor si statistika të përputhura me praktikën evropiane dhe që vlerëson backlogun. Këto shërbime, e vendosin qytetarin në qendër të vëmendjes dhe të gjitha këto na duhen, por po ashtu ka nevojë për ngritje kapacitetesh për profesionistët e drejtësisë dhe magjistratët për përdorimin efikas të mjeteve dhe instrumenteve të disponueshëm.

Më tej, ajo ka premtuar se nëpërmjet ekspertizës, do të përforcojnë eficenën në Shqipëri për uljen e çështjeve të prapambetura dhe të paraqesin praktika të qëndrueshme për të garantuar që kjo situatë të mos përsëritet në të ardhmen.

Drejtuese e zyrës së Këshillit të Evropës, Giulia Re: Këto fusha kanë pësuar progres, me synimin për dhënien e drejtësisë brenda një kohe të caktuar. U miratua instrumenti i ri për dosjet e prapmbetura të përshtatur me kontekstin shqiptar. Nëpërmjet ekspertizës, kemi zotimin për t’u bërë bashkë me ju për të përforcuar eficenën në Shqipëri për uljen e çështjeve të prapambetura dhe të paraqesim praktika të qëndrueshme për të garantuar që kjo situatë të mos përsëritet në të ardhmen.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More