Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni Rekomanduar

Stoltenberg: Anëtarësimi në NATO e vendosi Maqedoninë e Veriut në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit, e rrethuar me 29 miq dhe aleatë

Shkup, 28 mars – Maqedonia e Veriut është aleate e vlefshme e NATO-s, thekson sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në urimin për siç thotë, “vitin e parë të suksesshëm të Maqedonisë së Veriut në Aleancë.

Në video fjalimin me rastin e përvjetorit, Stoltenberg ka thënë se Maqedonia e Veriut është shtet sovran në Aleancën e fuqishme me vendin e saj në tryezën e NATO-s dhe votën e njëjtë në sjelljen e vendimeve.

“Ky është fundi i një udhëtimi me guxim dhe vendosmëri që e ka vendosur Maqedonia e Veriut në rrugën e stabilitetit dhe prosperitetit e rrethuar më 29 miq dhe aleat, kjo është mirë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sigurinë rajonale dhe sigurinë transnacionale”, ka thënë Stoltenberg, kanë njoftuar sot nga Ministria e Mbrojtjes.

Duke e quajtur Maqedoninë e Veriut eksportues të besueshëm të sigurisë, sekretari i përgjithshëm e ka përshëndetur pjesëmarrjen e pjesëtarëve të Armatës në misionet e NATO-s.

“Bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska i njoha njësitë e juaja speciale që stërviten në Shkup. I njoha edhe trupat e juaj të lartë profesional dhe të guximshëm që luftojnë kundër terrorizmit ndërkombëtar kur e vizitova Kabullin. Maqedonia e Veriut është eksportues i sigurt i sigurisë”, ka thënë Stoltenberg.

Ai e ka përshëndetur planin për investim prej 2 për qind të PBV-së në mbrojtje.

“NATO ndihmon në krijimin e stabilitetit që është themeli i rritjes ekonomike”, ka shtuar ai.

Ai është ndalur edhe në solidaritetin e NATO-s në kushte të pandemisë, kërcënimeve të reja të sigurisë dhe ka paralajmëruar se në Samitin e ardhshëm të NATO-s do të vendoset agjendë ambicioze për të ardhmen e Aleancës përmes iniciativës për NATO-n 2030.

“Në këto kohëra me rëndësi është të keni miq dhe aleat. Prandaj, urime edhe njëherë për Maqedoninë e Veriut për vitin e parë të suksesshëm. Ju falënderoj për kontributin e juaj të vazhdueshëm për sigurinë tonë të përbashkët. Falënderojmë edhe Zyrën e lidhjes së NATO-s për ndihmën e saj dhe mbështetjen ndër vite. Bashkë qëndrojmë, 30 aleat në numër. Bashkë vazhdojmë të garantojmë siguri për qytetarët tanë”, ka nënvizuar Stoltenbergu, njofton Ministria e Mbrojtjes.

Postime të ngjashme

Maqedoni, gjobiten 220 motoçiklistë dhe 89 shoferë për vozitje në gjendje të dehur

Dafina Vidishiqi

Moti gjatë ditës së nesërme në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Ja kur pritet heqja e orës policore në Maqedoni

Dafina Vidishiqi

Filloi rikonstruimi i rrugës 116 në Tetovë

Dafina Vidishiqi

Agjencia e Sigurisë Kombëtare do të marrë 3 milion euro me rishikimin e buxhetit

Dafina Vidishiqi

Asnjë i vdekur nga COVID-19 në Maqedoninë Veriore

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...