Stoltenberg ia përkujton Kurtit: FSK nuk mund të shkojë në veri pa marrëveshje me KFOR-in

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka përfunduar vizitën e tij në Kosovë.

 

Stoltenberg deklaroi se autoritetet kosovare duhet të respektojnë marrëveshjen që FSK të mos hyjë në pjesën veriore pa marrëveshje me KFOR-in.

“Kjo është diskutuar dhe e mirëpres që autoritet e Kosovës vazhdojnë të mbështetësin marrëveshjen e vitit 2018, që FSK të mos kalojë në pjesën veriore pa marrëveshjen e KFOR-it.Kjo reflekton sensitiviten e situatës dhe është mënyra më e mirë për të gjetur një balanc. Ne vazhdojmë të mbështesim zgjidhjen e një marrëveshjeje politike në kuadër të dialogut Prishtinë –Beograd”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Tutje Stoltenberg theksoi se marrëveshja që FSK të mos hyjë në veri, është ende valide.

“Ne kemi nënshkruar marrëveshjen me autoritetet e Kosovës dhe kjo marrëveshje për të gjitha vendet, nënshkruhet me personat që janë në pozicionet e tyre, dhe është ende valide. Dhe është përgjegjësi të zbatohet një marrëveshje që nënshkruhet”, theksoi tutje ai.

Në konferencë, Stoltenberg pohoi se NATO do të vazhdojë të punojnë me FSK-në me mandatin saj të origjinal.

Ndryshe, në njoftimin e zyrës së kryeministrit, thuhet se gjatë takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Kurti shprehu mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për kontributin e çmuar të NATO-s në Kosovë dhe rëndësinë e KFOR-it për siguri dhe stabilitet në rajon.

Ai ritheksoi përkushtimin e Kosovës për integrim në aleancën më të madhe të paqes e sigurisë në botë, NATO.

“Kryeministri theksoi punën dhe angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e FSK-së në një ushtri moderne, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Ai shprehu gatishmërinë e FSK-së për zgjerimin e partneritetit me NATO-n, për t’i kontribuar paqes dhe sigurisë në nivel ndërkombëtar”, thuhet në njoftim.

Në takimin që u zhvillua në kuadër të vizitës një ditore në Kosovë të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, ishin të pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i KFOR-it, Franco Frederici dhe bashkëpunëtorë të tjerë.

Related posts

Uk Lushi: Nuk pres që prokuroria serbe të zbardhë vrasjen e vëllezërve Bytyqi

D V

Varroset 18 vjeçarja Anjeza Bellanica që humbi jetën në aksidentin tragjik në Kroaci

D V

Mërgimtarët në Kosovë – gjatë gushtit erdhën mbi 380 mijë udhëtarë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com