Agjencia Zhurnal.mk

Stoltenberg telefonon Zaevin: Mezi pres që Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e NATO-s

Shkup, 21 tetor – Zhurnal.mk – Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, në Twitter profilin e tij sot ka shkruar se ka patur një telefonatë të mirë me kryeministrin e vendit Zoran Zaev, për të riafirmuar përkushtimin e NATO-s për inkuadrimin e Maqedonisë së Veriut, njofton Zhurnal.

“Procesi i ratifikimit është në rrugë të mirë dhe me padurim e pres Maqedoninë e Veriut së shpejti të hyjë në Aleancën tonë”, ka shkruar Stoltenberg.

Javën e kaluar Këshilli Europian nuk arriti të dakordohet për fillim negociatave inkuadruese me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, që u vlerësua si një gabim historik nga shumë liderë botërorë, ndërsa komesari për zgjerim Johannes Hahn paralajmëroi për rrezik për destabilizim të Ballkanit.

Presidenti i vendit Stevo Pendarovski dje deklaroi se më së miri do të ishte që zgjedhjet të mbahen pas anëtarësimit në NATO përshkak se nevojitet parlament funksional i cili duhet të ratifikojë inkuadrimin pasi këtë ta bëjnë të gjitha 29 vendet anëtare të NATO-s.

Në takimin e djeshëm të liderëve u dakordua të mbahen zgjedhje të parakohshme më 12 prill pasi vendi nuk arriti të marë datë për fillim të negociatave me BE-në./Zhurnal.mk

Z H

Lajmet e fundit