Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Stoltenberg: NATO do të ndërtojë një qendër të misioneve hapësinore në Gjermani

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg konfirmoi të enjten se aleanca ushtarake do të krijojë një qendër hapësinore në bazën e Komandës Ajrore të Forcave Aleate në Ramshtajn të Gjermanisë.

Duke folur në Bruksel pas një konference virtuale të ministrave të jashtëm të NATO-s, Stoltenberg konfirmoi njoftimet në lidhje me qendrën hapësinore të bëra më parë këtë javë nga agjencitë evropiane të lajmeve.

“NATO është e vendosur të ruajë avantazhin e saj në të gjitha fushat”, tha ai, duke përfshirë “tokën, detin, ajrin, fushën kibernetikën dhe hapësirën”.

Gjatë një takimi dhjetorin e kaluar, Stoltenberg deklaroi “hapësirën si një fushë operacionale për NATO-n. Dhe sot ne bëmë një hap tjetër të rëndësishëm”.

Në komentet e tij, shefi i NATO-s tha se qendra hapësinore e Komandës Ajrore Aleate do të ndihmonte për të koordinuar aktivitetet hapësinore të aleatëve dhe për të siguruar mbështetje për misionet dhe operacionet e NATO-s nga hapësira duke përdorur komunikimet satelitore dhe imazhet. Stoltenberg tha se qendra gjithashtu do të ndihmonte në mbrojtjen e sistemeve hapësinore aleate të NATO-s duke shpërndarë informacione rreth kërcënimeve të mundshme.

Stoltenberg ka thënë vazhdimisht se NATO nuk ka interes në “militarizimin” e hapësirës. Por të enjten, ai tha se kërcënimet ndaj satelitëve të NATO-s dhe sistemeve hapësinore janë reale.

“Për shembull,” tha ai, “Rusia dhe Kina tani po zhvillojnë aftësi që mund të verbojnë, shkatërrojnë satelitët, të cilat do të kenë një ndikim të rëndë si për ushtrinë ashtu edhe aktivitetet civile në terren.”

Stoltenberg gjithashtu tha se ministrat e jashtëm të NATO-s shprehën shqetësimin në lidhje me arsenalin në rritje rus të raketave të sofistikuara bërthamore dhe rëndësinë e zgjatjes nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të traktatit START i Ri.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s gjithashtu bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm dhe ndërprerjen e të gjitha armiqësive midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në rajonin e debatueshëm të Nagorno-Karabakut. Ky rajoni ndodhet brenda Azerbajxhanit por ka qenë nën kontrollin e forcave etnike armene të mbështetura nga Armenia që kur përfundoi lufta atje në vitin 1994.

Luftimet aktuale në Nagorno-Karabak shënojnë përshkallëzimin më të madh të konfliktit që nga përfundimi i luftës. Stoltenberg i bëri thirrje Turqisë që “të përdorë ndikimin e saj të konsiderueshëm në rajon për të ulur tensionet”./VOA/

Postime të ngjashme

Danimarka ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca

S.B.

Presidentja e KE-së: Marrja e 50 milionë dozave të vaksinës Pfizer do të përshpejtohet

S.B.

Italianët vërshojnë në Serbi për t’u vaksinuar, duan Pfizer dhe Sputnik

S.B.

Japonia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe për lëshimin e roverit në Hënë

S.B.

Keqmenaxhimi i pandemisë, shkarkohet ministri rumun i shëndetësisë

S.B.

Amerika uron Izraelin për suksesin me vaksinimin e popullsisë

S.B.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...