Maqedoni TOP LAJM

Stoltenberg: NATO do t’i dhurojë Maqedonisë së Veriut pajisje mjekësore me vlerë rreth 1.4 mln euro për përballje me pandeminë

Zhurnal Ads

Konferencë shtypi e kryeministri Zoran Zaev dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg në pres qendrën e selisë së Aleancës në kuadër të agjendës së punës së vizitës së delegacionit qeveritar në Bruksel.

“Maqedonia e Veriut do të marrë pako të ndihmës nga rezervat e reja të NATO-s, 60 respiratorë dhe pajisje të tjera urgjente në vlerë prej rreth 1,4 mln euro dhe kjo kuptohet vjen në mënyrë shtesë e përkrahjes dhe mbështetjes që kemi bërë. Ky është solidariteti NATO-s në vepër”, deklaroi Stoltenberg.

Ai ka shtuar se, NATO po ashtu, do t’u ndihmon aleatëve në luftën kundër kërcënimeve hibride, ndërsa theksoi se anëtarësimi vendit në NATO ka qenë një arritje e shënuar.

“Këtë vit ne kemi mirëpritur Maqedoninë e Veriut në familjen e NATO-s. Një shtet sovran në aleancë të fortë me ulëse në tavolinë dhe me votë të barabartë në vendimet e NATO-s. Anëtarësimi i vendit tuaj në NATO është një arritje e shënuar, ajo vjen pas viteve të vendosshmërisë dhe përkushtimit në reforma, ajo është mirë për njerëzit në Maqedoninë e Veriut, për shkak të sigurisë që NATO ndihmon të sigurohet, promovon prosperitetin dhe investimet e huaja”, tha Stoltenberg

Ndërkaq, kryeministri, Zoran Zaev, përsëri përcaktimin e qeverisë së re aplikimin e standardeve të Aleancës dhe rritjen graduale të buxhetit për mbrojte.

“Maqedonia e Veriut është e përkushtuar plotësisht në përmbushjen e obligimeve si anëtarë e re e NATO-s. Pavarësisht sfidave ekonomike ngjatë pandemisë mbetemi të determinuar që të rrisim buxhetin për mbrojte për 0.2% çdo vit, që deri në vitin 2024 të arrijë 2% të BPV. Kjo ka për qëllim të rris kapacitetet dhe aftësitë e armatës sonë për të plotësuar standardet profesionale dhe për të kontribuar në ndërveprimin me aleatët e NATO-s.”,- theksoi kryeministri, Zoran Zaev.

Gjatë vizitës së tij në Selinë e NATO-s, në Bruksel, kryeministri, Zaev Zaev, u shoqërua edhe nga Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sekerinska, dhe ministri i Jashtëm, Bujar Osmani.

Vizita e delegacionit maqedonas në Selinë e NATO-s në Bruksel ndodh dy ditë pas publikimit të Raportit të Komisionit Evropian mbi Progresin e Maqedonisë Veriore drejt BE-së.

https://www.facebook.com/zhurnal.mk/videos/359102041948436/

Postime të ngjashme

Çfarë pasurie posedojnë Ministrat në Qeverinë “Zaev”?

XH,I

Jancev pret që vendkalimi kufitar Pulevac për në Greqi të përfundojë për 2-3 vjet

T E

“DailyNews.mk” Analizë e Raportit të progresit / BE-ja lavdëron Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, kritikon shtetet tjera të Ballkanit

R ZH
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...