Agjencia Zhurnal.mk

Desktop Under Menu 1

Desktop Under Menu 2

Strakosha: Lazio beson në Scudetto

Thomas Strakosha ka pohuar se trajneri Simone Inzaghi ndryshoi mentalitetin te Lazio dhe tani ekipin ka filluar të besojë në fitimin e titullit në Serie A.

Portieri shqiptar ka qenë gjithmonë i pranishëm në Serie A për Lazion këtë sezon, duke mbajtur nëntë herë portën e paprekur, por zbulon se ai ka luftuar me një dëmtim së fundmi.

“Kam një problem të vogël, por jam duke u rikthyer. Situata është përmirësuar dhe tani po presim vetëm datën e rifillimit”, ka thënë fillimisht Strakosha për faqet zyrtare të klubit.

“Nuk ka frikë, ne e duam futbollin dhe duam të jemi përsëri të lumtur”.

“Ëndërrimi është gjithmonë i mirë, kështu kemi arritur në vendin e dytë”.

“Qëllimi fillestar ishte Liga e Kampionëve, ne as që e prisnim atë [Scudetton]. Tani, kemi filluar ta besojmë atë”.

“Mentaliteti ka ndryshuar, pasi cilësitë ishin gjithmonë. Para se të mos besonim, Inzaghi na ka përmirësuar”, përfundoi portieri shqiptar.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

XH.I

Lajmet e fundit

Loading...