Agjencia Zhurnal.mk
Sport

Strategjia e Juventusit për të nënshkruar me mesfushorin Manuel Locatelli

Juventusi mbetet i interesuar për mesfushorin Manuel Locatelli dhe Zonja e Vjetër ka një plan të qartë për ta nënshkruar atë në verën e vitit 2021.

Produkti i akademisë së Milanit u bashkua me Sassuolon nga Rossonerët për 14 milionë euro në 2018 dhe vlera e tij tani thuhet të jetë rreth 40 milionë euro.

Sipas gazetës Tuttosport, Sassuolo nuk është e gatshme ta shes lojtarin në afatin kalimtar të janarit, por Fabio Paratici tashmë ka filluar kontaktet për të nënshkruar lojtarin në fund të sezonit.

Zonja e Vjetër është admiruese prej kohësh e reprezentuesit të kombëtares italiane dhe e ndjekin atë që nga ditët e tij në Milano.

Edhe pse kampionët e Serie A mund të mos jenë në gjendje të ofrojnë 40 milionë euro për të blerë lojtarin përgjithmonë, ata mund të përpiqen të nënshkruajnë Locatelli me një formulë ‘kreative’ që do t’i lejojë ata të nënshkruajnë 22-vjeçarin me një marrëveshje shkëmbimi ose në huazim me mundësi blerje.

Bianconerët ndërruan Miralem Pjanic me Arthur të Barcelonës verën e kaluar dhe nënshkruan me Weston McKennie dhe Alvaro Morata në huazim me mundësi blerje të përhershme në fund të sezonit.

E njëjta gjë mund të ndodhë me Locatelli në verën e vitit 2021. /Telegrafi/

Postime të ngjashme

Kroos: Nuk e njoh Realin pa Ramosin

Dafina Vidishiqi

Ramadani flet para ndeshjes ndaj Inter d’Escaldes

Dafina Vidishiqi

Prezantuesja italiane e Euro 2020 shkakton trazira në internet, tifozët e futbollit janë të bindur se asaj i doli zona intime gjatë transmetimit

Dafina Vidishiqi

Lovren rrëfen sekretin prapa suksesit të Brozovic

Dafina Vidishiqi

Argëtimi brenda ekipit të Italisë: Insigne i përgatit një shaka Immobiles

Dafina Vidishiqi

Flet Besnik Krasniqi para ndeshjes, Prishtina – Inter: Nëse dalim në lojën tonë, nuk mund të na ndalin

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...