Showbiz

Stresi: E kam provuar marihuanën për herë të parë në vitin 1999 dhe ende s’e kam lënë

Zhurnal Ads

Reperi i njohur shqiptar Stresi, ka qenë i ftuar së fundmi në intervistën 60 sekondëshe të emisionit “Prive”.

Ai ka rrëfyer në pak sekonda shumë detaje nga jeta e tij, ku ndër të tjerash ka thënë se nuk e di se sa para ka në bankë.

Tutje, reperi emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka thënë se e ka provuar për herë të parë marihuanën që nga viti 1999 dhe nuk e ka lënë më.

Pëegjatë intervistës, ai e ka quajtur Unikkatilin legjendë, ndonëse u shpreh fillimisht që asnjëri prej reperëve shqiptarë nuk e meriton famën që ka.

I pyetur se çfarë do të ishte nëse jo reper, Stresi përmendi profesionin e politikanit, ndërsa tha se për asnjë arsye nuk do të kalonte në Partinë Socialiste të Shqipërisë.

Dhe pyetja më provokuese e lënë për fund ishte lidhur me ndarjen e tij nga ish-e fejuara, Kejsi, ku u shpreh “të dy e lanë njëri-tjetrin”, dhe nuk është se pati anëshmëri.

Postime të ngjashme

Gold AG flet për ‘sherrin’ me Tunën: Është degjenerim te femrat shqiptare

admin

Babai i Adele lajmëron në polici fqinjin që në vazhdimësi lëshonte këngët e të bijës

admin

Kejvina Kthella joshëse me dukjen e re, shfaqet e veshur me fustan nusërie

admin
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...