Agjencia Zhurnal.mk
Showbiz

Stresi flet pas pajtimit me Noizyn: I kemi mbyllur gjërat, unë nuk e kam armik

Reperi nga Shqipëria, Stresi, tash e një kohë po vazhdon të qëndrojë në Londër.

Megjithatë, ai këtë kohë ka qenë mjaft aktiv me postime në rrjete sociale dhe në disa të fundit mori vëmendje me deklaratat ku përfshihet edhe pajtimi me reperin Noizy, me të cilin ishte rival prej vitesh.

Pak ditë më parë, të njëjtit bënë të ditur se janë pajtuar dhe se i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre shumëvjeçare.

Stresi së fundmi ka qenë i ftuar në një intervistë për Prive, gjersa ka folur më shumë për atë që ka ndodhur.

“E vërtetë që është një ndër ‘sherret’ më të mëdha që ka pasur historia shqiptare, kanë ndodhur shumë gjëra, ka pasur edhe shumë raste që nuk janë lajmëruar në polici dhe tanimë jemi në një moshë të madhe, njerëzit kanë dashur gjithqysh të na shohin keq”.

“Realisht, unë nuk e kam armik. I kemi mbyllur gjërat, secili në punë të vet secili ka suksesin e vet. Ky është lajm shumë i keq për të gjithë reperët sepse kanë pasur dëshirë të na shohin ndryshe, por jo nuk jemi ashtu siç mendoni ju”, deklaron Arkimed Lushaj (emri i vërtetë).

Sidoqoftë, Stresi dhe Noizy nuk kanë asnjë komunikim me njëri-tjetrin pavarësisht kësaj.

Postime të ngjashme

“Kurrë nuk do të rritëm!”, Sara Hoxha poston foto të festës së ditëlindjes së saj

Dafina Vidishiqi

“Prit pak” i thotë Xhensila Lumit B

Dafina Vidishiqi

Rita tregon gjoksin, pozon në të brendshme

Dafina Vidishiqi

Molly e Love Island, në top formë në paraqitjen e saj

Dafina Vidishiqi

Pas lajmeve se janë ndarë, reagojnë Mozzik dhe Loredana

Dafina Vidishiqi

Deputetja e VV-së i hip biçikletës sugjeron të shkohet me të në punë

Dafina Vidishiqi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...