Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Stresi i uron suksese Spiropalit, ministrja i bën komentin epik: Fitorja jonë ju duhet dhe ju

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherazi Drejtuesja politike e PS për Tiranën, Elisa Spiropali ka publikuar në rrjetet sociale një video pak para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale.

Në videon-selfie, Spiropali shprehet se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e nisura, duke nisur nga rindërtimi, tek rritja e pagave dhe pensioneve, transformimet infrastrukturore, etj.

Komunikimi i ministres ka marrë reagime të shumta në rrjet nga qytetarët, por jo vetëm. Ajo që vihet re është komenti i reperit Stresi, i cili njihet për bindjet e tij të djathta si dhe është një ithtarët më të flaktë të ish kryeministrit Berisha.

“Suksese Zonja Spiropali, Por mendoj se do jet një humbje e madhe për ju”.-shkruan Stresi në postimin e ministres në instagram. Komentit të këngëtarit ministrja iu përgjigj me një batutë epike. “hahaha fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona.” -replikon Spiropali.

Postime të ngjashme

Kakavija hapet për autobusët e udhëtarëve nga Shqipëria

Bekim Laçi

Wizz Air sjell avionin e pestë në Rinas: Nisin fluturimet direkte drejt Barcelonës dhe Köln

Bekim Laçi

Gazetarja greke e pyet për marrëdhëniet me Turqinë, Rama: Mos jeni xheloze?

Bekim Laçi

KQZ certifikon rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit në Shqipëri

Bekim Laçi

Rama në Shkup: Nuk jemi ne ata që dështuam, ky është mossukses i BE-së

Bekim Laçi

Flet çifti që u terrorizua nga pronarët e hotelit në Shqipëri

Bekim Laçi

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...