Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

nga D V

Reperi i njohur shqiptar Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj, ka hedhur akuza të reja në drejtim të Juliana Nurës, pas një debati virtual që ka ndodhur së fundmi mes tyre. Kjo përplasje vjen pas një historie të gjatë gjatë së cilës dyshja janë përballur si kundërshtarë në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova.

Stresi, i cili njihet për tonet e tij të ashpër dhe të drejtpërdrejtë, ka shprehur pa qëndrime ndjenjat e tij duke përdorur rrjetet sociale si platformë. Në një postim të fundit në InstaStory, reperi ka adresuar sërish ca nga pikat që e kanë bërë të njohur si një figurë kontraverse.

“Çka pi unë skutave të Tiranës është problemi im, të kishte dashur publiky ty për të qenë fituese, të kishte votuar! Më vjen keq zemra, mbaro ndonjë pite se ta qet më mirë”, shkroi ai, duke iu përgjigjur akuzave të Xhulit, që sipas saj reperi ishte një person i paaftë për të fituar BBVK.

Foto: Stresi/InstaStory

Stresi e ka gërryer thellë Juliana Nuran për angazhimin e saj të supozuar si opinioniste për sezonin e ardhshëm të BBVIP Albania, duke i quajtur pretendimet e saj si thashetheme. “Rrenë e kulluar se më thanë që u mbyt duke rrejte, ani vajzë ata të Top-it”, shtoi ai, duke lënë të nënkuptohet se Juliana nuk do të marrë pjesë në edicionin e ardhshëm, siç ishte thënë më parë.

Për më tepër, Stresi akuzoi Julianën për një incident që, sipas tij, ka ndodhur në Finlandë ku ajo është dënuar nga gjykata për veprimet e saj. “Bilës ke kryer akte të turpshme para një kafshe dhe Gjykata Finalndeze të ka dënuar për këtë send”, u shpreh reperi. Ai e mbylli deklaratën e tij me një referencë kritike për raportin e Julianës me Azem Galicë dhe me një ton të prerë duke iu drejtuar Juliana si “Gjylë”.

Konflikti ndërmjet dyshes nuk është diçka e re, por intensiteti i komenteve të fundit të Stresit tregon se rivaliteti dhe mosmarrëveshjet e tyre janë larg nga të qetësohen.

Ndalohet një shtetas i Shqipërisë në Tetovë, ka hyrë ilegalisht në Maqedoni

Toshkovski: Është ndaluar edhe një tjetër person për vjedhjen e një marketi në Shkup

Trajnimi i ushtarëve ukrainas, ambasadori Kapiti: Krenarë me përkushtimin e FSK-së

Zelensky viziton vijën e parë të frontit në Donetsk

Eliminimi nga Liga e Kampionëve ka ‘trazuar ujërat’ tek Arsenali – pesë lojtarë pritet …

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

Regjistrohu

Subscribe my Newsletter for new blog posts, tips & new photos. Let's stay updated!

@2009-2024 – All Right Reserved. Designed and Developed by Anet.com.mk

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More