Agjencia Zhurnal.mk

Stresi tregon se çfarë ndodhi mes tij dhe Ledrit, a flasin sot?

Stresi ka folur për raportet e prishura me Ledrin.

Disa vite më parë, dy reperët Stresi dhe Ledri Vula ishin miq të mirë dhe shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Madje, në rrjet qarkullojnë ende fotot e tyre së bashku, mirëpo diçka ndodhi dhe raportet mes djemve nuk ishin më të njëjta.

Ata patën disa kunja me njëri-tjetrin publikisht, ndërsa më pas marrëdhëniet mes tyre u qetësuan sërish.

Në një intervistë për “Prive”, Stresi ka treguar arsyen e sherrit të tij me Ledri Vulën.

Ai rrëfeu se gjithçka ndodhi për shkak të një hatërmbetjeje, mirëpo tashmë dy djemtë kanë raporte të mira mes tyre.

“Unë nuk e kam sharë Ledrin. Mes shokëve ka hatërmbetje por unë asnjëherë nuk i kam kaluar limitet. Kam karakter të fortë. Kemi raport shumë të mirë prej fillimit, janë divergjencat mirëpo jemi shumë mirë bashkë.”- tregoi Stresi.

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

L E

Lajmet e fundit

Loading...