Struga kampion, Shkupi dhe Shkëndija do të luftojnë për një vend në Evropë

nga Redaksia

Xhiroja e fundit apo e 32-të në Superligën e Maqedonisë së Veriut e luajtur në fundjavën që lamë pas, përcaktoi kampionin e këtij sezoni, me Strugën që siguroi matematikisht titullin pas triumfit në derbi përballë Shkëndijës në Tetovë. 

Në këtë situatë, xhiroja e fundit nuk do të ketë vlerë për sa i përket titullit, pasi Struga me 64 pikë, ka siguruar tashmë matematikisht vendin e parë dhe çështja për kreun është mbyllur. 

“Lufta” në xhiron e fundit do të jetë për skuadrën që do të sigurojë Evropën.

Këtë vitë vetëm vendi i dytë do të luaj në Ligën e Konferencëns dhe për të njëjtën do të garojnë Shkupi dhe Shkëndija. 

Skuadra nga Çairi në xhiron e fundit do të luajnë me kampionët në qytetin e Strugës, përderisa Shkëndija do të udhëtoj drejt kryeqytet për takimin me Rabotniçkin.

Sipas renditjes tabelare, tetovarët janë në epërsi, pasi aktualisht kanë 61 pikë në konto, ndërsa Shkupi ka 59-të. 

Ndërkohë dy skuadrat tjera shqiptare kanë siguruar mbijetesën në mesin e më të mirëve të Maqedonisë, me Voska Sport që barazoi në xhiron e fundit ndaj Tikveshit dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Superligës së bashku me Gostivarin që kanë nga 41 pikë.

Teksa nga sezoni i ri, Superligës së Maqedonisë do ti bashkohet edhe një ekip tjetër shqiptar si Besa e Dobërdollit, kampione e Ligës së Dytë për këtë sezon. 

Dy skuadrat që bie nga kategoria e më të mirëve janë Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Bregallnica. 

Kujtojmë se sezoni në Superligën e Maqedonisë mbyllet me 19 maj, ndërsa finalja e Kupës së Maqedonisë, e cila do të diskutohet ndërmjet Tikveshit dhe Voska Sport do të zhvillohet me 22 maj në Shkup.

TË REKOMANDUARA

Kush jemi ne

Zhurnal.mk është Agjenci e Lajmeve e pavarur, e themeluar në vitin 2009, që e mbulon Maqedoninë, Kosovën, Shqipërinë edhe lajmet nga bota.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More