Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni

Strugë, lagja “Lugina e Gëzuar” kërkon strehim social

Strugë, 25 shkurt, Zhurnal.mk – Jetesë në kasollë druri, kartoni dhe me kushte nën standarde, me rrugë gjithë baltë dhe me mbeturina kudo, kjo është pamja e lagjes së ashtuquajtur “Lugina e Gëzuar” buzë Drinit të zi në Strugë. Ambienti është i ndotur dhe burim i shumë sëmundjeve, nuk ka kushte për jetesë, ndërsa aty jetojnë rreth 30 familje, të cilët ankohen dhe kërkojnë strehim social dhe një jetesë normale. Ata thonë se qeveria u ka premtuar banesa sociale por ende nuk ka asgjë.

“Kjo është një katastrofë, nuk ka kushte jetese, ne jemi të mashtruar nga të gjithë, kushdo që vjen nga qeveria, premtojnë të na ndërtojnë banesa sociale. Unë mendoj se gjithë premtimet janë një gënjeshtër, vetëm duke gënjyer. Thjesht eja të votosh dhe pastaj ditën e mirë”..

“Nuk bëjnë kushtet, duhet të japin banesa për njerëzit, për fëmijët e vegjël”…

“Ne paguajmë taksa, paguajmë tatime, të gjitha taksat, apartamente sociale kanë dhënë kudo, vetëm këtu jo, edhe pse jemi një vend turistik në qendër të Strugës. Ne jemi njerëz edhe ne jetojmë në Maqedoni, është për të ardhur keq kjo kështu.”, thanë banorët e lagjes.

Edhe pse në vitin 2015 kishte një njoftim për ndërtimin e banesave sociale në lagjen Plitishtë në Strugë, drejtori i Shoqërisë aksionare për ndërtim dhe menaxhim të banesave dega Ohër, për MTV tha se për momentin nuk ka një projekt të tillë. Ndërsa së shpejti, ndërtimi i banesave të tilla do të fillojë në Dibër.

Postime të ngjashme

Ish drejtori i Byrosë për siguri publike Mitko Çavkov dërgohet në spitalin privat në Shkup

R Zh

Kuvendi debaton për strategjinë kombëtare për parandalimin e korrupsionit

B L

“Situata është serioze, rritet presioni mbi kovid-qendrat”

B L

Arjanit Hoxha me fakte demanton portalet ndaj akuzave për shpenzimet e tij (dokument)

R Zh

Frika nga arratisja, Mijallkovit i shqiptohet masa e paraburgimit për lëndën Thesari

B L

Programi i ri arsimor “Erasmus + (2021-2027)” me buxhet të dyfishuar

B L

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...