Agjencia Zhurnal.mk

Strumicë: 11 fëmijë dhe 2 përkëdhelëse në izolim pasi një fëmijë në çerdhe rezultoi pozitiv me Covid 19

Strumicë, 17 shtator – Zhurnal.mk – Një rast tjetër me covid tek fëmijët në çerdhje është shënuar në Maqedoni, këtë radhë në një kopsht në Strumicë. Një grup në një çerdhe qendrore në Strumicë nga sot është mbyllur, ndërsa dy përkëdhelëse dhe 11 fëmijë tjerë do të duhet të qëndrojnë në izolim, informon Zhurnal.

Rezultati i fëmisë ka arritur sot me çka në çerdhe ka arritur një ekip i QSHP – Strumicë, dhe i ka bërë anketën epidemiologjike.

Prindërit e fëmijëve të tjerë janë njoftuar dhe të gjithë kanë ardhur për të marë fëmijët e tyre. Ndryshe fëmiu i infektuar në çerdhe ka qenë vetëm për tre ditë. Ai është infektuar nga anëtarët e familjes.

Nga hapja e çerdheve më 9 shtator, ky është rasti i dytë i fëmijëve pozitiv me covid. Rasti i parë u shënua në Shkup.//Zhurnal.mk

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Marketing 2/1

Marketing 2/2

Z H

Lajmet e fundit

Loading...