Agjencia Zhurnal.mk
Kronika

Strumicë, shkrumohet Qendra Tregtare “Global”

Strumicë, 3 janar – Zhurnal.mk – Mbrëmë pas orës 23:00 ka shpërthyer zjarr në Qendrën tregtare “Global” në Strumicë.

Zjarri ka përfshirë katër dyqane në katin përdhese dhe është përhapur në katin e parë, ndërsa zjarrfikësit me përpjekje të mëdha kanë arritur ta vendosin në kontroll dhe tani për tani nuk lejojnë të përhapet në dyqanet tjera.

Sipas dëshmitarëve, zjarri ka shpërthyer në orën 23:00 dhe shpejtë është përhapur.

“Filloi së pari nga dyqani i parë dhe shpejt u përhap. Dyqani im tërësisht është djegur dhe aty kishte mall mbi 20 mijë euro”, ka thënë pronari i dyqanit.

Në vendin e ngjarjes ka një numër të madh të qytetarëve, ndërsa më shumë automjete të policisë po e sigurojnë hapësirën rreth QT “Global” si dhe automjete të ndihmës së parë.

Tani për tani nuk dihen arsyet e shpërthimit të zjarrit ku është shkaktuar dëm i madh material.

Postime të ngjashme

Aksident në rrugën Ohër – Strugë, humb jetën një person

T E

Mbyllet çajtorja në Kumanovë, janë shkelur rregullat gjatë pandemisë

T E

Incident në Klinikën Gjinekologjike, mjeku sulmon infermieren

T E

Kapen rreth 200 kg lëndë narkotike në rajonin e Gjevgjelisë

T E

Mbyllet objekti dhe arrestohet pronari i çajtores në Gostivar, u shkelën rregullat kundër Covid-19

T E

Kërkohej nga policia gjermane, trafikanti i drogës arrestohet në Tetovë

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...