Studentët e Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të UT-së, e prezantuan ekspozitën me punimet rreth projektimit të objekteve hoteliere

Tetovë, 3 korrik – Studentët e programit studimor të Arkitekturës në kuadër të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara, më 30 qershor 2021 në ambientet e jashtme të Universitetit të Tetovës prezantuan ekspozitën me punimet e tyre në kuadër të lëndës Studio Arkitektonike 5.

 

Studentët në punimet e tyre kanë shfaqur disa nga konceptet më bashkëkohore të projektimit të objekteve hoteliere, ku dallohet puna e tyre voluminoze, gjithnjë duke u përmbajtur njohurive të fituara profesionale nga lëmi i arkitekturës, respektivisht lënda Studio Arkitektonike 5, e cila konkretisht merret me projektimin e objekteve hoteliere.

Ligjëruesi i lëndës, Doc. Dr. Nuran Saliu, u shpreh mjaft i kënaqur me punën e studentëve të cilën e kanë realizuar bashkë edhe me ndihmën e asistentëve, Mr. Sc. Fjolla Ibraimi, Mr. Sc. Egzona Zendeli dhe Mr. Sc. Ulvije Memedi Usejni. “Duke pasur parasysh historikun e objekteve hoteliere, konceptet bashkëkohore të projektimit, por edhe sfidat e shumta në sferën e turizmit, të shkaktuara nga pandemia, studentët arritën të tregojnë një qasje tjetër në projektimin e objekteve të kësaj kategorie. Është për t’u përshëndetur puna e tyre dhe ne si profesorë ndihemi krenarë për gjeneratat, të cilat i përgatisim gjithmonë me shpresë se në të ardhmen do të arrijnë edhe më shumë të profesionalizohen në profesionin e tyre” – theksoi Doc. Dr. Nuran Saliu.

Ekspozita e studentëve të vitit të tretë të programit studimor të Arkitekturës, përveç studentëve të Fakultetit të Shkencave të Zbatuara të Universitetit të Tetovës, është vizituar edhe nga studentë të njësive tjera akademike.

..

Related posts

Kirurgët e “8 Shtatorit” nga e hëna në grevë

D V

Shekerinska iu falënderua deputetëve për Ligjin e miratuar, me të cilin mundësiohet shitja e banesave nga ish APJ

R Zh

Për vaksinim janë paraqitur mbi 1600 fëmijë dhe të rinj

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More