Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Studentët kundër Erdoganit, policia gjuan protestuesit

Policia turke u përlesh me disa qindra studentë sot në Stamboll.

Studentët protestuan kundër vendimit të presidentit, Recep Tayyip Erdogan për të caktuar Meliha Bulun, një anëtare e Partisë qeverisëse për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), e cila dikur ishte një kandidate në zgjedhjet parlamentare, në pozicionin e rektorit të një prej universiteteve më prestigjioze turke.

Studentët u rebeluan, duke besuar se emërimi i Bull ishte përpjekja e Erdoganit për të kufizuar të drejtat akademike dhe kërkuan që Universiteti të lejohej të zgjidhte rektorin e tij.

Studentët që u mblodhën në kampusin e Universitetit të Bosforit brohorisnin “AKP larg universitetit tonë”.

“Nuk është një krim nëse dikush ka mendimin e tij politik. Emërimi i Bulu është i ligjshëm”, tha zëdhënësi i AKP-së, Omer Çelik pas takimit të partisë, i cili u ndoq gjithashtu nga Erdogan.

Postime të ngjashme

Qeni robot që do të ndihmojë policinë

T E

Izraeli ndihmon me vaksina anti-Covid shtetet që do të hapin ambasada në Jerusalem

T E

Gjermania dënoi spiunin sirian të Bashar al-Assad për krime kundër njerëzimit

T E

Administrata e Bajdenit do të shpërndajë 25 milionë maska

T E

BE e ndarë rreth certifikatës për vaksinim

T E

Vijon rritja e shifrave në Itali, autoritetet i thonë jo hapjes së aktiviteteve argëtuese

T E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...