Agjencia Zhurnal.mk
Kosovë

Studentët në takim me Hotin, u plotësohen disa kërkesa

Parlamenti studentor ka njoftuar se pas takimit me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, kanë marrë përgjigje që janë plotësuar disa nga kërkesat e tyre. Njëra ndër kërkesat e tyre është edhe zhvillimi i mësimit me prezencë fizike të studentëve dhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit Bachelor.

Pas një takimi me kryeministrin në detyrë, Avdullah Hoti, drejtues të Parlamentit Studentor njoftuan se janë realizuar disa nga  kërkesat e tyre; zhvillimi i mësimit me prezencë fizike të studentëve dhe lirimi nga pagesa e të gjithë studentëve të nivelit Bachelor. Kështu i tha Radio Kosovës Elbasan Geci:

Sipas tij, gjatë ditëve në vijim, presin publikimin e vendimit zyrtar nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” njoftoi se nuk ka pranuar ndonjë shkresë zyrtare për ndryshimin e organizimit të procesit mësimor si rrjedhojë e masave anti-COVID.

Sipas UP-së, gjithashtu nuk është përcjellë ndonjë vendim zyrtar për ndryshim të vlerës së pagesave për studentët.

Kërkesat e studentëve ishin: zhvillimi i mësimit me prezencë fizike, lirimi  nga pagesa për të gjithë studentët e nivelit Bachelor, hapja e bibliotekave, të lirohen 50% nga pagesa të gjithë studentët e nivelit Master dhe Doktoraturës, studentët nga Lugina e Preshevës përfitojnë nga bursat e Ministrisë së Arsimit dhe disa të tjera që kanë të bëjnë me projekte për shkëmbimin e njohurive mes studentëve.

Postime të ngjashme

Mbi 280 persona me inteligjencë të lartë, cila është perspektiva e tyre në Kosovë?

D V

Sërish pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare Merdare dhe te Dheu i Bardhë

D V

689 raste aktive me coronavirus

D V

Mot me diell dhe vranët, temperaturat deri në 35 gradë

D V

Pamje nga situata alarmuese me zjarre në Rugovë – evakuohen banorët

D V

Sejdiu: Deklarata e Pavarësisë është dashur të lexohej nga dikush brenda Kuvendit, dhe jo nga Hashim Thaçi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...