Agjencia Zhurnal.mk
Shqipëri

Studentët sërish në protestë, Qeraxhi: Vetëm për shtatorin janë paguar 2.8 mln euro për banesa me qira

Zhurnal Ads

I ftuar në RTV Ora, Migen Qeraxhi nga Qëndresa Qytetare komentoi situatën aktuale mes studentëve dhe kostot dhe pasojat e një vendimi të tillë.

“Është për të ardhur keq që drejtuesit e vendit tonë, drejtuesit e ministries apo komitetit të Ekspertëve, të cilët penguan universitetet të të fillonin vitin e ri akademik nuk kanë reaguar pas gjithë atij reagimi të studentëve, me protestat e tyre para Ministrisë së Arsimit”, tha ai.

Sipas Qeraxhi, kostoja financiare vetëm për shtëpitë me qira që kishin marrë studentët, para se të merrej vendimi për mësimin online, është diku te rreth 2,8 milionë euro.

“Kemi real estate-t më të shtrenjta në Europë por kemi edhe studentët më të varfër. Ata që janë në konvikte janë disi më të qetësuar por ata studentë që kanë paguar në Tiranë, ne kemi bërë një përllogaritje që nga 70 mijë të rinj në Tiranë, 40% janë në shtëpi me qira që do të thotë 2,8 milionë euro vetëm për muajin shtator”, tha ndër të tjera Migen Qeraxhi.

Migen Qeraxhi shtoi se, nga eksperienca e vitit të shkuar akademik, u pa se mësimi online nuk i ndihmon studentët pasi edhe investimet në këtë drejtim kanë munguar.

Sipas tij, protestat do të vijojnë jo vetëm nesër por edhe në ditët në vazhdim.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

“Dëgjova zhurmë dhe…”, vëllai i Nishanit tregon momentet pas shpërthimit të makinës

T E

Me detyrim për të gjithë emigrantët, qeveria kërkon deklarimin e adresës jashtë shtetit

T E

VIDEO/ ‘Golfi’ përfundon jashtë rruge në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset shoferja

admin

Covid-19/ Rama: Sigurojmë barnat esenciale për të sëmurët, ndihmë financiare shtesë për familjet në nevojë

S.B.

Konektikat, shteti me më së shumti shqiptarë në SHBA

T E

“Erdha e sëmurë, dola vetë”, e moshuara mposht Covid-19

T E
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...