Agjencia Zhurnal.mk
Bota

Studim: Në Kaliforni gjendet variant i ri më i rrezikshëm i COVID-19

Një studim nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko ka zbuluar një variant të ri më ngjitës dhe më të rrezikshëm të COVID-19 pas hulumtimeve të kryera në 2.172 mostra.

Një variant më ngjitës dhe më i rrezikshëm i koronavirusit të ri (COVID-19) është zbuluar në shtetin amerikan të Kalifornisë, tregoi një studim në SHBA, transmeton Anadolu Agency (AA).

Studimi është kryer nga një ekip shkencëtarësh nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, i cili ka zbuluar variantin e ri të COVID-19 pas hulumtimeve të kryera në 2.172 mostra nga 44 rajone të shtetit në periudhën 1 shtator 2020-29 janar 2021.

Varianti i ri, i emëruar si “B.1.427/B.1.429” ose “20C/L452R” ka shfaqur një model mutacioni të ndryshëm nga variantet e COVID-19 që për herë të parë u shfaqën në Britani dhe Amerikën e Jugut, thuhet në studim.

Një nga autorët e studimit, profesori i Mjekësisë Laboratorike në Universitetin e Kalifornisë, Dr. Charles Chiu, ka thënë për Fox News se është i shqetësuar nga gjetjet.

“Megjithatë, unë nuk bëj panik tani. Kemi nevojë për bërë hetime të mëtejshme mbi të”, është shprehur Chiu.

Siç raportohet, rezultati i hulumtimit, ekzaminimi paraprak i të cilit po vazhdon nga zyrtarët e shëndetit publik në San Francisko, do të publikohet në ditët në vijim.

Sipas të dhënave të Universitetit John Hopkins që përpilon të dhënat mbi koronavirusin, Kalifornia është shteti më i prekur nga pandemia në vend me më shumë se 3,54 milionë raste dhe afro 50 mijë viktima.

Postime të ngjashme

Bashkimi Europian hap Konferencën për të Ardhmen e Evropës

N E

Lajçak me rastin e Ditës së Evropës: Është koha që kjo ëndërr evropiane të bëhet realitet për fqinjët tanë në Ballkanin Perëndimor

N E

Greqia regjistron 1.428 raste të reja me Kovid-19 në 24 orët e fundit

N E

Dolphin Trust skema piramidale me vlerë 1.5 miliard euro që tronditi Gjermaninë

N E

Në 24 orët e fundit Italia regjistron 8,292 raste të reja me Kovid-19

N E

Arabia Saudite do të organizojë haxhillëk në Mekë këtë vit

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Akcepto Më tepër...