Agjencia Zhurnal.mk
Maqedoni TOP LAJM

Studim për nivelin e bashkëpunimit mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Zhurnal Ads

Shkup, 14 janar – Zhurnal.mk – Ekziston një forcim i konsiderueshëm i lidhjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë në numër të madh fushash të politikave, por duhet të bëhet punë e konsiderueshme në një numër fushash të tjera që presin vëmendjen e palëve të interesuara e të dyja vendeve. Kështu që, të dyja palët duhet t’i japin mbështetje të plotë politike idesë së lidhjes në shumë nivele dhe të mundësojnë shfaqjen e formave të ndryshme të bashkëpunimit. Korniza institucionale duhet të zgjerohet me nënshkrimin e marrëveshjeve dhe memorandumeve të reja bilaterale. Edhe zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese duhet të bëhet prioritet për të dyja palët.

Ky është konstatimi i studimit “Zgjerimi i bashkëpunimit në më shumë nivele mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në mjedisin pas Prespës”, të zbatuar me financim nga Qeveria e Suedisë dhe realizuar së bashku nga Programin e Evropës Juglindore i Fondacionit Grek për Politikë Evropiane dhe të Jashtme (ELIAMEP) në Greqi dhe organozata think-tank “Analitika” në Maqedoninë e Veriut.

“Niveli i lidhjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut në çdo fushë të jetës, nga infrastruktura, deri te kontaktet me njerëzit dhe bashkëpunimi, është bërë element i rëndësishëm në vlerësimin e progresit në marrëdhëniet mes dy kombeve që nga Marrëveshja e Prespës e vitit 2018. Qëllimet e përcaktuara në Marrëveshjen e Prespës, duke përfshirë bashkëpunimin strategjik në të gjithë sektorët (neni 9), kontaktet mes njerëzve (neni 12), sinergjitë bashkëpunuese në fushën e lidhjeve infrastrukturore(neni 14), është e pamundur të arrihen dhe mirëmbahen pa lidhje të forta dypalëshe në të gjitha nivelet e jetës së dy kombeve”, bëhet e ditur në studimin.

Në prezantimin e studimit muajin e kaluar, folën ambasadorët e Suedisë në Shkup dhe Athinë, përfaqësuesit e Eliamep dhe think tank Analitika, autorët e studimit, si dhe palë të tjerë të interesuara nga Greqia, Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera.

“Është e jashtëzakonshme të shohësh përmirësimin që është bërë mes dy vendeve. Siç tregon Marrëveshja e Prespës, zgjidhjet dypalëshe mund të jenë vegla konstruktive për përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore. Ne duam të shohim vazhdimin dhe zgjerimin e angazhimit të BE-së dhe bashkëpunimit mes BE-së dhe rajonit. Suedia ka mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështesë Maqedoninë e Veriut në rrugën e saj evropiane. Është e lehtë të harrosh se, në dhjetor 2019, ne ende kishim sfida për të krijuar metodologji të re dhe për të arritur konsensus për çeljen e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Kristin Forsgren Bengtson, ambasadore e Suedisë në Maqedoninë e Veriut.

Sipas saj, në vitin 2020, përkundër krizës Kovid-19, shumë nga këto sfida u zgjidhën, por, siç tha ajo, nuk arritëm deri në fund, duke shfaqur shpresën se viti 2021 do të jetë një vit i progresit në udhëtimin tonë të përbashkët.

“Tani është koha që Greqia dhe Maqedonia e Veriut të krijojnë një themel të fortë përpara hyrjes së Maqedonisë së Veriut në BE. Sepse nuk është çështje nëse kjo do të ndodhë, por vetëm kur do të ndodhë. Dhe kur kjo të ndodhë, të dyja vendet duhet të përdorin të gjitha veglat e tyre të politikëbërjes, si dhe mbështetjen e BE-së, për të zhvilluar një zonë të pasur kulturore, shoqërore dhe ekonomike ku njerëzit janë të bindur dhe besojnë në të ardhmen”, tha Sharlot Samelin, ambasadore e Suedisë në Greqi.

Studimi propozon një kornizë inovative për vlerësimin e bashkëpunimit mes dy vendeve në kontekstin e mjedisit pas Marrëveshjes së Prespës. Bashkëpunimit i qasemi përmes një koncepti dinamik të lidhjes, që përfshin edhe dimension përshkrues (gjegjësisht mënyrat në të cilat të dyja vendet lidhen përmes fushave të ndryshme) dhe interpretues (gjegjësisht idesë se zgjerimi i këtyre lidhjeve do të çojë drejt bashkëpunimit më efikas dhe të dobishëm).

Në dokumentin bëhet thirrje që të mendohet për bashkëpunimin si një proces të dedikuar, si dhe për kufizimet e tij dhe faktorët lehtësues. Përmes lidhjes, ky studim prek njëkohësisht aspektet teknike dhe materiale të koneksioneve (lidhjeve) dhe bashkëpunimit (gjegjësisht infrastrukturës), si dhe aspektet politike, institucionale dhe sociale (gjegjësisht qeveritë, palët e interesuara dhe shoqërinë civile). Studimi duhet të jetë një lloj baze themelore për matjen e ritmit të ardhshëm të lidhjes dhe bashkëpunimit mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Qëllimi i studimit është të rrisë përfitimet e lidhjes, njëherësh duke siguruar kornizën e saj funksionale dhe politike në mjedisin pas Prespës. Me studimin inkurajohet të bëhen të kapshme dhe dispozicion të dhënat për lidhjen për opinionin më të gjerë, në mënyrë që të përshpejtohen vendimet strategjike për zgjidhjet që lidhen me bashkëpunimin dhe investimet në favor të qytetarëve të të dyja vendeve.

Studimi harton dhe rishikon statusin aktual dhe trendët e lidhjeve (koneksioneve) dhe ofron dëshmi për atë se cila është lidhja aktuale. Studimi në këtë mënyrë gjithashtu kërkon të identifikojë boshllëqet që pengojnë lidhjen në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e qeverive, shoqërive dhe bizneseve nga të dyja palët për të krijuar ndoshta një agjendë për lidhje në epokën e re të marrëdhënieve mes dy vendeve. Me zgjidhjen e çështjes së lidhjes, studimi synon të kontribuojë në forcimin dhe intensifikimin e mëtejshëm dhe pasurimin e bashkëpunimit në prag të Marrëveshjes së Prespës.

Lidhja, në këtë studim, kuptohet si aftësi e dy shoqërive për të qenë në gjendje të lidhen me njëra-tjetrën dhe si bosht kryesor lëvizës të bashkëpunimit mes dy shoqërive. Lidhja mund të ketë ndikim të madh në njerëzit, bizneset dhe kontaktet qeveritare. Në këtë kontekst, ky studim vlerëson lidhjen mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, e njëherësh siguron bazë për strategjitë për të lëvizur marrëdhëniet dhe lidhjet mes dy popujve, duke filluar me marrëdhëniet e përgjithshme, ku është edhe baza për bashkëpunim, e më tutje se marrëdhëniet e vendosura të fuqishme që sigurojnë kornizë të qëndrueshme dhe funksionale në mjedisin pas Prespës.

Studimi shqyrton lidhjen në pothuajse të gjitha fushat kryesore të politikave, nga qeveria deri te kontaktet qeveritare, deri te kontaktet e biznesit, deri te kontaktet mes njerëzve, duke përfshirë edhe tregtinë, energjinë, transportin, telekomunikacionin, portet, pikat kufitare, menaxhimin e ujit, turizmin, akademinë, kulturën dhe shoqërinë civile.

Zhurnal Ads
Zhurnal Ads

Postime të ngjashme

Editorial: Qytetarët punojnë për një kore buke – Qeveria të synojë investimet e huaja!

R ZH

Ministri Shëndetësisë, Filipçe falënderon qytetarët për durimin dhe respektimin e masave

R ZH

VMRO-DPMNE: Filipçe dhe Zaev janë drejtpërdrejt përgjegjës për vdekjen e mbi 1.500 njerëzve

E.E.

Shkup: 584 raste aktive me Covid 19, më së shumti në Aerodrom, Qendër dhe GaziBabë

Z H

Stevanoviq: Vdekshmëria e lartë është për shkak se pacientët kanë edhe sëmundje tjera shoqëruese

admin

Delegacioni qeveritar me rastin e Ditës së Pavarësisë u bëri homazh ish presidentëve Gligorov dhe Trajkovski

E.E.
duke ngarkuar....

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read more...